Fillimi / Kryesore / Amerikanët e Tiranës: Ja 10 gjërat që na pëlqejnë tek shqiptarët (Video)
15192651_10154178956405838_3164359053042723125_n

Amerikanët e Tiranës: Ja 10 gjërat që na pëlqejnë tek shqiptarët (Video)

Amerikanët mund të pëlqejnë mjaft gjëra nga shqiptarët, por kanë preferuar të zgjedhin dhjetë prej tyre. Stafi i ambasadës amerikane ka dhënë një mesazh të veçantë falenderimi për popullin shqiptar, nëpërmjet një video ku shfaqet i gjithë personeli amerikan.

Ata vlerësojnë bashkëpunimin, lidhjet e ngushta mes vendeve tona, por edhe mbështetjen në faqen e tyre në Facebook, me pëlqimet, komentet, kritikat dhe përkushtimin

Pra, me pak humor dhe shumë mirënjohje ja kush janë dhjetë gjërat e tyre:

  1. Na pëlqeu suksesi i kombëtares shqiptare në Kampionatin Europian të Futbollit dhe tifozët kuq e zi.
  2. Më pëlqen të mendoj nëse kjo (tundja e kokës majtas-djathtas) do të thotë po apo jo.
  3. Raki rushi, raki mani, raki luleshtrydhe, raki kumbulle, raki molle, raki mare,
  4. Të ngjitem në shtegjet e mrekullueshme malore dhe të notoj në lumenjtë e rrëmbyeshëm të kanioneve.
  5. Perimet dhe frutat e freskëta
  6. Më pëlqen të paguaj me lekë të vjetra. Apo të reja?
  7. Nëse mbijetoni në trafikun shqiptar je gati të konkurosh në Formula 1 dhe të mundesh Leëis Hamilton.
  8. Mikpritja e mrekullueshme shqiptare
  9. Dy volume: lartë dhe shumë lartë
  10. Mjaftoni të dini vetëm një fjalë shqip: Mirë! Mirë? Mirë!

 

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

MVzPBJs

Ja çfarë do të mbajnë në duar amerikanët në protestën më të madhe kundër Trump

Tre gra me tre etni të ndryshme kundër urrjetjes, frikës dhe racizmit. Shepard Fairey, artisti …