Fillimi / Kryesore / Panteon / Erion Veliaj, personazhi i vitit

Erion Veliaj, personazhi i vitit

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës është shpallur personazhi i vitit 2016 nga publiku- lexuesit e DailyNews.al.

35 vjeçari që drejton kryeqytetin prej qershorit 2015 është renditur i pari me 23% të votave.

hi-res-d9a4de1db62181fc800a82896c30e119_crop_northVetëm 3 përqind nga mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elsajed Hysaj, talenti i Napolit, i cili ka marrë 20% të votave.

download-84Në vendin e tretë është renditur kampionja olimpike xhudistja shqiptare që i dha medaljen e parë të artë Kosovës në Olimpiadën e Rio de Janerios 2015. Majlinda ka marrë 17% të votave.
download-85Granit Xhaka, mesfushori i Arsenalit është renditur në vendin e katërt  me 11%, e ndjekur nga këngëtarja e suksesshme nga Kosova Dua Lipa me 9%.

download-86Rita Ora renditet në vendin e gjashtë me 6% të votave, ndërsa ndiqet nga tenori Saimir Pirgu me 4%.

download-88Në vendin e tetë ndodhet sopranoja e famshme shqiptare, Ermonela Jaho që ka përqindje të njëjtë me Saimir Pirgun, por me shumë pak numër votash më pak.
I nënti është një “bir-arti”, Thomas Strakosha, i biri i portierit legjendar të kombëtares shqiptare, Foto Strakosha.

thomas-strakoshaThomasi, portiere i Lazios në Seria A, ka marrë 4% të votave me një luftë të fortë me soprano Ermonela Jaho dhe tenorin Saimir Pirgu.

download-89Në vendit e 10 renditet dibranja më e famshme në botë, ylli i popit botëror, Bebe Rexha me 3% të votave, e cila shkëlqeu këtë vit me prezantimin e çmimeve botërore MTV EMA.

Ky sondazh do të shndërrohet në një traditë dhe çdo vit dailynews do ta bëjë sondazhin me përlqimet e qytetarëve nëpërmjet votës direkte online.

Por ndryshe nga ky vit, ne do ta bëjmë mjaft më herët, pra siç ndodh nga të gjitha mediat prestigjoze botërore si revista Time, por edhe gjiandë të tjerë të botës së mediave.

Erion Veliaj, shpejtësia e punëve të “vogla”

download-90Ne jo më kot vendosëm personazhet që mendimin ne se ishim më të spikaturit në të gjitha fushat dhe vetëm nga politika vendosëm një. Me shpresën se do të votohej ndonjë personalitet i sportit apo o showbizit…. por me sa duket shqiptarëve nuk i “ndahet shpirti” nga politika.

Në fakt perceptimi i këtij mendimi popullor ndaj Erion Veliajt nuk është rastësisht dhe jo vetëm në sondazhin tonë.

Kryebashkiaku i kryeqytetit është kthyer tashmë në një nga figurat kyçe në vend dhe realisht ka qenë personazhi kryesor në vitin 2016, pasi arriti që në mënyrë të shpejtë

rë kthejë Tiranën në kantier dhe të kapë kohën e humbur për shndërrimin e kryeqytetit.

Perceptimi popullor i është dhënë kreut të bashkisë, bazuar në punët e shumta të ashtuquajtura të “vogla” që ai bën ditë pas dite, por që janë shumë cilësore, konkrete dhe që siç duket kanë përmirësuar realisht jetën e njerëzve.

Kryebashkiaku, i cili është në shënjestrën e sulmit të opozitës, nuk është akuzuar për mungesë pune por piërisht opozita është marrë për ta kthyer pikën positive të Erionit, një tabelë ku të gjenden probleme.

Veliaj me ritmin realisht të paparë deri tani në Shqipëri po e kthen shpejtësinë në një standard, pasi deri tani politika ka pasur realisht një temp të ngadalshëm dhe kërkohej mandati i dytë për të lëvizur.

Veliaj, që pa hyrë në zyrë nisin pastrimin e Tiranës, madje duke mos përfillur kompanitë që kishin fituar kontrata, të cilat si pasojë e mospagesës nga administrate Basha e kthyern Tiranën në pirg me plehra.

Më pas,i hyri kopshpteve, rrugëve, por edhe projekteve që do të ktheheshin në sherr politik si parku i fëmijëve te liqeni, e që më në fund id ha në 1 qershor triumfin si pasojë e pëlqimit nga ana e publikut.

Ndaj dhe ka qenë e logjikshme vota popullore, e cila gjithsesi ka tentuar të mos polarizohet por duke i dhënë një peshë të madhe, siç i takon, protagonistëve të së parës aventurë shqiptare në Francë 2016, ku kuqezinjtë lanë një mbresë të mirë.

/DailyNews.al/

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

Përcillet për në banesën e fundit aktori Bujar Lako

Përcillet për në banesën e fundit aktori i mirënjohur Bujar Lako. Aktori i cili ka interpretuar dhjetra role të shkëlqyera, u nda …