Fillimi / Jete / Reportazhe / Vrima e Dragoit në Bogovë, një kuriozitet për turistët e aventurës
vrima-dragoit

Vrima e Dragoit në Bogovë, një kuriozitet për turistët e aventurës

Ndodhet në të majtë të luginës së Osumit, pak më sipër ujëvarës së burimit të Bogovës, në lartësinë 321 m mbi nivelin e detit.

Ka formën e një galerie horizontale, sipër asaj të burimit, por në brendësi të tyre komunikojnë me një sifon.

Gjatësia e kësaj galerie është rreth 60 m, por ka degëzime, ndër të cilat më e madhja arrin deri në 100 m dhe më tej vazhdon, por galeria është e ngushtë dhe e pakalueshme.

Eksplorimi i saj është bërë nga speleologët italianë të “Puglia Grotte” dhe “Dauno” në vitin 1995.

Gjatë stinës së dimrit, kur sasia e reshjeve rritet, ujërat që depërtojnë në brendësi të shkëmbinjve të malit të Kulmakut arrijnë në pellgun e burimit të Bogovës.

Dalja e këtij burimi nuk e përballon gjithë sasinë e ujit, ndaj sifoni mbushet dhe uji rrjedh përgjatë galerisë së sipërme dhe del me trysni në Vrimën e Dragoit, ashtu si në legjendë që Dragoi nxjerr flakë nga goja.

Ka mjaft raste kur së bashku me ujin dalin edhe fruta të egra të pyllit, ose objekte të tjera  që i hedhin barinjtë në sterrat e malit të Kulmakës.

Për të shkuar tek monumenti duhet ndjekur  rruga  Berat – Çorovodë deri në Bogovë, nga ku merret rruga këmbësore që të çon te kjo grykë shkëmbore. /ATA

Comments

comments

Rreth dnal

Gjej gjithashtu

balili-santa-quaranta-420x212

Si dukej “Santa Quarantta” para se ta merrte Klemend Balili (Video)

Video që shihni më poshtë është pjesë e një dokumentari të realizuar në vitin 1980 …