Fillimi / Kryesore / Bunkerët dhe proamerikanizmi shqiptar sipas një holandezi

Bunkerët dhe proamerikanizmi shqiptar sipas një holandezi

Në nëntor të vitit 2012, fotografi holandez David Galjard fitoi një çmim në Paris me librin e tij me foto të bunkerëve, një libër që bën një vëzhgim për gjithë bunkerët në gjithë Shqipërinë.

Megjithëse bunkerët shqiptarë i kanë intriguar shumë historianët, Galjard ankohet se sa pak di opinioni i përgjithshëm për Shqipërinë.

“Kushdo e njeh Stalinin, por kjo e Hoxhës eshtë një histori sekrete. Ndoshta sepse Shqipëria është shumë e vogël. Ju mund ta shihni librin tim për bunkerët si një parathënie për një shtet që pak njerëz e njohin” – thotë Galjard, cituar nga DITA.

Dhe shton:

“Në Shqipëri, 750 000 bunkerë të kohës komuniste ndodhen të përhapura kudo: programi i pazakontë i bunkerizimit, i cili zgjati gjatë sundimit 40-vjeçar të Hoxhës, çoi në 1 bunker për katër banorë.

Bunkerët, të cilët janë 24 për çdo kilometër katrorë u ndërtuan si parapritë për një luftë në shumë fronte që Hoxha priste nga vendet pushtuese, në Lindje dhe Perëndim. Çdo qytetar në planin e tij ishte një rezervist.Çdo 22-vjeçar shqiptar ishte i trajnuar për të luftuar.

Por bunkerët s’u përdorën asnjëherë. Sot banorët nuk kanë ndonjë interes, përveçse shkatërrues, për ta.

Ndërtimi i tyre kishte një kosto shumë të madhe për burimet e vendit të vogël ballkanik dhe u hoqi shumë krahë pune përmirësimit të rrugëve apo zgjidhjen e problemit shqiptar për banesa. Bunkerizimi nisi në vitin 1967 dhe mbaroi pak pas vdekjes së Hoxhës në 1985″.

Holandezi vëren se sot Shqipëria dikur kaq komuniste, sot është një vend ekstremisht properëndimor, sidomos proamerikan.

“Mendoj se shqiptarët janë fansat më të mëdhenj të Amerikës në gjithë botën”, thotë Galjard. “Ata i emërtojnë lokalet ne gjuhe perendimore. Mund të shihni plot flamuj shqiptarë, por gjithashtu edhe plot flamuj amerikanë. Më shumë se flamuj evropianë. Në vitin 2011 ngriten një statujë për Xhorxh Bushin në qytetin e Fushë-Krujës. Njerëzit më pyesnin nëse isha amerikan, duke shpresuar që të isha i tillë”.

Galjard e vizitoi Shqipërinë tre herë në një periudhë 18-mujore, duke harxhuar 4 muaj në vend.

“Bunkerizimi nuk është Shqipëria, është vizioni im i Shqipërisë”, thotë Galjardi për librin. Ky i fundit “eshtë i ndërtuar me opinione. Gjithashtu keni edhe intervista me shqiptarë. Ndonjëherë mendimet nuk përputhen”.

Galjard s’është fotografi i parë i fokusuar në bunkerët shqiptarë. Por punën e Galjardit e dallon vendimi i tij për ta paraqitur projektin fillimisht si një libër.

Ai kërkoi ndihmë financiare nga organizata të artit, mbështetje nga ambasada holandeze në Tiranë dhe një shumë të konsiderueshme të kursimeve të veta, rreth 12 000 euro, siç tregon.

Por investimi ia vlejti. 750 kopjet u shitën dhe tashmë libri konsiderohet si një objekt i rrallë.

Comments

comments

Rreth dnal

Gjej gjithashtu

Tre kandidatë për kryeministër në Kosovë, opsionet për qeverisje

Partive politike u ka mjaftuar shpallja e zgjedhjeve të reja, në mënyrë që brenda natës, …