Fillimi / Aktualitet / Kronikë / Itali/ I vihet eksploziv makinës së një shqiptari
2-125_1483960467-5286969

Itali/ I vihet eksploziv makinës së një shqiptari

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Pistoia në Itali, ndërsa policia menjëherë ka mbërritur në vendngjarje. Sipas mediave italiane, shpërthimi ka ndodhur në makinën e parkuar të një shqiptari pranë urës “Europa”. Policia ka përjashtuar pistën se ngjarja ka lidhje me sulm të mundshëm terrorist, ndërsa pritet që pronari i makinës tip ‘Benz’ të merret në pyetje për të zbardhur me tej motivet dhe shkaqet e ngjarjes.

 Eksplozivi artizanal që ka shpërthyer ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës së shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Si pasojë e ngjarjes nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka lidhje me ndonjë hakmarrje ndaj shqiptarit.

Comments

comments

Rreth Kl Ma

Gjej gjithashtu

jurist-euml-nga-gjykata-e-lart-euml-e-shqip-euml-ris-euml-p-euml-r-vizit-euml-n-euml-gjykat-euml-n-kushtetuese_hd-780x439

Serveri i pasurive të gjykatësve, Prokuroria humb betejën me ILDKPI

Me argumentin se nuk plotësohen kushtet ligjore, Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë kanë rrëzuar gjashtë …