Fillimi / Jete / Reportazhe / Mediat e Putin në Prizren: Serbët jetojnë në ferr! (Video)

Mediat e Putin në Prizren: Serbët jetojnë në ferr! (Video)

Gjigandi propandistik rus, Sputnik është futur në Kosovë, ku ka realizuar një reportazh me serbët e Kosovës, duke hapur një vatër të re ptoblemesh e ndarjes pas Mitrovicës.

Eipi i Sputnik ka hyrë pikërisht në Prizren në qytetin shqiptar të “Lidhjes”, fondamentin e formimit të kombit shqiptar nga ana politike, dhe aty ka realizuar intervista me një grup të vogël serbësh që kanë mbetur në qytet prej kohës së pushtimit.

Në Prizren ka lindur edhe filorusi më i madh në Beograd, ministry i Jashtëm Ivica Daçic, babai i të cilit ka punuar si zyrtar i lartë komunist në qytetin e Lidhjes.

serbey-prizrenSputnik është marrë me të kthyerit më të freskët serb në disa fshatra larg Prizrenit.

Sipas Sputnik, “të kthyerit serbë në Prizren, për të shkuar në ambulancën më të afërt, i duhet të udhëtojnë rreth 50 kilometra dhe fëmijët nuk mund të shkojnë në shkollë.

“Ftohtë në mëngjes dhjetori. Retë e zeza kanë gëlltitur pothuajse qytetin e lashtë të Prizrenit në Kosovë dhe Metohi. Fshati Nënkalaja, pjesa më e vjetër e qytetit mbi Seminarin përgjatë lumit Bistrica, është pothuajse e padukshme. Ndërsa një rrugë e ngushtë dredha-dredha të çon në fshatin e banuar nga të kthyerit serbë, vetëm në këtë qytet, të shtruara me kalldrëm.

Në Prizren janë rindërtuar rreth 40 shtëpi, por kthimi i serbëve është i vogël. Në të gjithë qytetin, duke përfshirë edhe serbët të cilët kurrë nuk e kishte lënë Kosovën ajën 15 vetë.

Aty banojnë një gjyshe dhe një çift i martuar, Suncica dhe Sinisha Cvetkoviç. Nuk ka energji elektrike. Në tryezë janë dy qirinj djegur. Suncica është shtrirë në shtrat duke marrë serumin.

“Ne vetëm mbijetojmë, ne nuk jetojmë. Skemi energji elektrike deri atje. Nuk ka asnjë ndihmë as punë. Me dy metra kub dru nuk mund të mbijetojnë dimrit. Gruaja ime merr pagën minimale, dhe fëmijët tanë nuk bëjnë një jetë normale. U ktheva sepse kam paguar qira për 14 vjet në Serbi. Ne kemi aplikuar për t’u kthyer në shtëpinë e lindjes e gruas, dhe ne jemi këtu si qiraxhinj prapë për shkak se shtëpia i përket vëllait të saj “, thotë Sinisa.

Klinika më afërt për ta është 55 kilometra. Për ilaçe dhe furnizime të tjera duhet të shkojnë në Shtërpcë”.

/DailyNews.al/

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

Macukulli, atje ku u shkrua formula e pagëzimit nga Pal Ëngjëlli

Macukulli shtrihet në një trevë interesante përsa i përket historisë dhe gjeografisë së vendndodhjes së …