Fillimi / Aktualitet / Kronikë / Misteri i braktisjes së gomones me 4 milionë euro drogë

Misteri i braktisjes së gomones me 4 milionë euro drogë

Trafikimi i drogës nga Adriatiku nuk ndalet. Një gomone e fuqishme kaloi Kanalin e Otrantos mes natën e së hënës dhe të martës duke zbarkuar në San Foca.

“La Republika” shkruan se çdo muaj mes Otrantos dhe Brindisit zbarkojnë çdo muaj mijëra kilogramë lëndë narkotike, por jo vetëm kaq, edhe armë. Bëhet fjalë për një sasi prej 700 kg marijuanë, e cila në treg do të pakte një vlerë prej 4 milionë euro. Por, karabinierët nuk kanë kapur ende asnjë prej trafikantëve, të cilët e braktisën marijuanën në plazh.

“LeccePrima” shkruan për mister në të gjithë këtë histori. Kryesorja është se ku kanë përfunduar trafikantët. Si dhe nuk dihet arsyeja pse droga është braktisur.

Sipas mediave lokale të vendit fqinj, gomonia nuk u identifikua në det dhe se braktisja e saj në breg duket se ka ardhur më shumë nga një mos koordinim mes trafikantëve që e transportuan në Itali dhe atyre që pritej ta merrnin marijuanën në dorëzim. Nisur nga mënyra e paketimit të drogës, aludohet se lënda narkotike është trafikuar nga Shqipëria, duke sfiduar dhe të ftohtin e acartë. Gomonia e sekuestruar ka një motor të fuqishëm Yamaha me 200 kuaj fuqi.

“Ndoshta një avari, ndoshta një vonesë, ngricat, kanë bërë që me të zbardhur dita, nga frika që mos i zbulonin, skafistët kanë menduar t’ia mbathin dhe të lënë mallin aty””, raporton “LeccePrima”

Por, ajo që dihet me siguri është se droga u zbulua nga telefonat e një peshkatari që pa rreth orës 8:00 në breg të detit. /Panorama/

Comments

comments

Rreth dnal

Gjej gjithashtu

Rrëfehet roja privat: Mund ta kishim shmangur grabitjen spektakolare në Rinas

Pas arrestimit të 5 punonjësve të policisë private “Jaguar”, të cilët shoqëronin shumën e parave …