Fillimi / Aktualitet / Ngricat dhe dëbora bllokojnë Tropojën/ Nuk ka ushqim dhe ilaçe

Ngricat dhe dëbora bllokojnë Tropojën/ Nuk ka ushqim dhe ilaçe

Njësitë administrative, Nikaj- Merturi, Llugaj, Margegaj, Bytyçi, Bujan, Tropojë dhe Fierzë vazhdojnë të mbeten në pushtetin e dëborës dhe ngricave.

Afro 5 mijë banorëve që jetojnë në rreth 60 fshatra nuk u mundësohet qarkullimi me qendrat e këtyre njësive administrative dhe as me qytetin Bajram Curri për arsye të bllokimit nga akulli dhe për faktin se bashkia nuk i ka mjetet e duhura për ta përballuar këtë situatë emergjente për të gjitha akset dytësore.

Kryetarët e njësive administrative kërkojnë nga qeveria dhe emergjencat civile të mundësojnë ndërhyrjen për çlirimin e qarkullimit pasi nuk kanë të siguruar edhe bazën ushqimore si për familjet ashtu edhe për bagëtitë. Problematike është situata me fëmijët dhe të moshuarit të cilët në presionin e të ftohtit dhe acarit, nuk u sigurohet ndihma mjekësore.

Comments

comments

Rreth Kl Ma

Gjej gjithashtu

Lufta kundër kancerit, ambasada e SHBA:Burrat mbështesin rozën

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përzgjedhur si “foto dite’ për sot një moment, që …