Fillimi / Kulture / Portret/ Fenomeni Ndrek Luca; Madhështia e thjeshtësisë
luca-276x200

Portret/ Fenomeni Ndrek Luca; Madhështia e thjeshtësisë

Pamja ‘vrastare’ dhe e ndërtuar në mijëra forma shprehëse, tendencioziteti artistik i shikimit dhe fuqia e plotë emocionuese e interpretimit, mishërojnë prezencën artistike dhe ndikuese të aktorit shumë të njohur Ndrek Luca.
Artist i Popullit, ndër më të mëdhenjtë e skenës shqiptare, ai që i dha trajtë ‘negativitetit karakterial’ dhe që pasuroi karakteret e skenës dhe kinemasë shqiptare, u shqua për mjeshtëri të veçantë artistike në interpretim.
I lindur në vitin 1924, gjithë jetën ai, ia kushtoi Teatrit Kombëtar si aktor profesionist, ndërkohë që është interpretuesi i rreth 30 roleve të suksesshme në kinematografi.
Aktori që ka interpretuar vetëm role kryesore, njeriu me potencë të veçantë interpretuese, e nisi karrierën e tij artistike me një rol shumë të suksesshëm në filmin “Detyrë e posaçme”.

Janë një galeri e tërë karakteresh, të cilët kanë folur në gjuhën e Lucës, duke shpirtëzuar në kohë të ndryshme talentin dhe predispozicionin e tij për të bërë art në gjuhën e tij, pa kufij kohorë dhe hapësinorë.
Kështu ai do të gjente hapësira për të ndërtuar mjaft figura me fleksibilitetin e vet, herë ironik e herë tinzar, po aq sa dhe misterioz, dashakeq, i pabesë, i çuditshëm, por ndonjëherë dhe bujar.
Do ta niste karrierën kinematografike me Tomorrin dhe do të vazhdonte me Priftin, Jonuz Brungen, Kapter Rahmiun, Komandantin, Përgjegjësin e njësitit, Gjinin, Xha Kasemin, Pjeter Mustakuqin, Hasanin, oficerin ballist, gjeneral luca2Pinocetin, Llano Shllapin, Selimin, Vaten, Metin, Ndrion, Gjergjin, Dem Marecin, zotin Filip, Shpendin, Cen Vrapin, Qazimin, Vuhan Pashen, etj.
Në larminë e roleve, të cilat ai ka luajtur, u nderua me Medalion, në rolin e Gani Herrit në filmin artistik “Rrugicat që kërkonin diell” në vitin 1975 dhe në rolin e zejtarit në filmin “Flaka e maleve” realizuar në vitin 1982. Vlerësuar nga kolegët si aktor i përmasave botërore, ai realizoi me lojën e tij mjaft filma artistikë, si; “Komisari i dritës”, “Oshëtimë në bregdet”, “Duel i heshtur”, “Prita”, “Njësiti gueril”, “Plagë të vjetra”, “Gjurma”, Operacioni zjarr”, “Shpërthimi”, “Shtigje lufte”, “Në fillim të verës”, “Pylli i lirisë”, “Tinguj lufte”, “Nga mezi i erresirës”, “Udha e luca3shkronjave”, “Mysafiri”, Nusja”, “Një nate pa dritë”, “Qortimet e vjeshtës”, Fundi i një gjakmarrje”, “Lundrimi i parë”, “Balada e Kurbinit” etj.
Ndrek Luca, aktori që nisi të luajë në skenën e Teatrit Kombëtar që në vitin 1950 dhe që krijoi shumë shpejt figurën e tij origjinale, brenda së cilës u vendosëen tendencat për të kapërcyer format e përcaktuara të artit interpretativ, mbylli sytë në 13  janar të vitit 1993 në moshën 71 vjeçare, duke lënë pas jehonën   zërit të tij në dhjetra filmime.

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

kengetarja

Kjo këngëtare i ka thënë ”Po” Trump

Këngëtarja Azealia Banks, renditet ndër të paktat që ka pranuar në rrjetin social Facebook të …