Fillimi / Kulture / Pse u mahnit francezi nga shqiptarët, shikoni punimet e tij (Fotot)

Pse u mahnit francezi nga shqiptarët, shikoni punimet e tij (Fotot)

Historiani Robert Elsie sjell historinë e piktorit francez Zhan-Leon Zherom, që u mahnit nga jeniçerët shqiptarë.

“Piktori francez Zhan-Leon Zherom [Jean-Léon Gérôme] (1824-1904) lindi në Vesulë [Vesoul] dhe studioi në Paris. Në vitin 1856 ai udhëtoi për në Egjipt me mikun e tij, skulptorin Ogyst Bartoldi [Auguste Bartholdi] (1834-1904) – i cili më vonë u bë me famë si projektuesi i Statujës së Lirisë në Nju Jork – dhe u mahnit nga ngjyrat dhe aromat e Lindjes. Ky udhëtim qe vendimtar për suksesin e mëvonshëm të Zheromit si piktor orientalist, dhe shqiptarët zinin një vend të rëndësishëm në artin e tij. Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, Egjipti ishte pjesë e Perandorisë Osmane nën sundimin e  dinastisë shqiptare të themeluar nga Mehmet Ali Pasha (1769-1849). 

Për këtë arsye, shumë shqiptarë, ndër të cilët shumë anëtarë të trupave të Jeniçerëve, ishin vendosur në brigjet e Nilit. Zheromi ishte i magjepsur nga ecja e tyre krenare, nga shkëlqimi i armëve, dhe nga veshjet e mahnitshme, sidomos nga fustanellat e bardha që mbanin. Deri në fund të jetës vazhdoi të pikturonte figura shqiptare. Kjo faqe i ofron lexuesit një përzgjedhje të pikturave shqiptare të Leon Zheromit. Për informacione të mëtejshme, lexuesi mund të konsultojë edhe librin e Luan Ramës. Shqiptarët e Léon Gérôme / Les Albanais de Léon Gérôme (Tiranë 2016),” shkruan Elsie

10-23_1484159320-3781602 9-24_1484159317-751018 7-27_1484159313-9515241 24-6_1484159312-2470762 17-13_1484159307-3281987 21-8_1484159304-4010589 20-9_1484159301-6284305 22-7_1484159301-2971845 23-6_1484159300-4291437 19-12_1484159296-3937578 16-14_1484159287-3996316 2-35_1484159360-5383760 1-34_1484159462-4670175

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

U censurua në Turqi, filmi i Nik Xhelilajt fiton çmim në Francë

Filmi turk “Zer”, me aktor kryesor shqiptarin Nik Xhelilaj, vazhdon të korrë sukses në arnën …