Fillimi / Lifestyle / Saimir Çili flet për herë të parë për dhunën nga ish-bashkëshortja
saimir-cili

Saimir Çili flet për herë të parë për dhunën nga ish-bashkëshortja

Këngëtari Sajmir Çili, i cili pak kohë më parë denoncoi ish-bashkëshorten e tij, Suela Kalaja për dhunë ndaj tij ka folur për herë të parë për këtë ngjarje. Ai, ishte i ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit në “TV Klan”. Çili nuk dha shumë detaje për ngjarjen, por tha se divorci ka përfunduar mes tij dhe ish-bashkëshortes.

Ai madje tha se nuk donte kurrë që problemet familjare të shkonin deri te organet e rendit, shkruan “Panorama”.

“Nuk doja të shkonte deri te organet kompetente, por tashmë ndoshta do të merrem me ta. Disa gazetarë kanë keqinformuar, duke futur edhe vajzën time të mitur në mes. Për mua familja është e shenjtë dhe e ruaj privatësinë.

Vajza është mirë, por nuk doja të shkonte deri në këtë pikë. Dashuria e babait për vajzën nuk rresht kurrë”, ka thënë Sajmir Çili.

Comments

comments

Rreth Kl Ma

Gjej gjithashtu

hhhhhhhhhhhhhhh-1461347446-3472537_1487528256-2185827

Greta Koçi publikon këngën e re….dhe tatuazhi që tërheq vëmendjen

Greta Koçi këngëtarja e talentuar e muzikës shqiptare ka publikuar para pak minutash këngën më …