Fillimi / Jete / Dossier / Shqiptarët mahnitën piktorin francez. Ja punimet e tij (Foto)

Shqiptarët mahnitën piktorin francez. Ja punimet e tij (Foto)

Historiani Robert Elsie sjell historinë e piktorit francez Zhan-Leon Zherom, që u mahnit nga jeniçerët shqiptarë.

“Piktori francez Zhan-Leon Zherom [Jean-Léon Gérôme] (1824-1904) lindi në Vesulë [Vesoul] dhe studioi në Paris. Në vitin 1856 ai udhëtoi për në Egjipt me mikun e tij, skulptorin Ogyst Bartoldi [Auguste Bartholdi] (1834-1904) – i cili më vonë u bë me famë si projektuesi i Statujës së Lirisë në Nju Jork – dhe u mahnit nga ngjyrat dhe aromat e Lindjes. Ky udhëtim qe vendimtar për suksesin e mëvonshëm të Zheromit si piktor orientalist, dhe shqiptarët zinin një vend të rëndësishëm në artin e tij. Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, Egjipti ishte pjesë e Perandorisë Osmane nën sundimin e  dinastisë shqiptare të themeluar nga Mehmet Ali Pasha (1769-1849). 

Për këtë arsye, shumë shqiptarë, ndër të cilët shumë anëtarë të trupave të Jeniçerëve, ishin vendosur në brigjet e Nilit. Zheromi ishte i magjepsur nga ecja e tyre krenare, nga shkëlqimi i armëve, dhe nga veshjet e mahnitshme, sidomos nga fustanellat e bardha që mbanin. Deri në fund të jetës vazhdoi të pikturonte figura shqiptare. Kjo faqe i ofron lexuesit një përzgjedhje të pikturave shqiptare të Leon Zheromit. Për informacione të mëtejshme, lexuesi mund të konsultojë edhe librin e Luan Ramës. Shqiptarët e Léon Gérôme / Les Albanais de Léon Gérôme (Tiranë 2016),” shkruan Elsie.

Comments

comments

Rreth Kl Ma

Gjej gjithashtu

Viti 1916/ Kur Esat Pashë Toptani u detyrua të largohet nga Shqipëria nëpërmjet portit të Durrësit, sëbashku me trupat serbe

Lufta e Parë Botërore. Në vitin 1916 Esat Pashë Toptani detyrohet të largohet nga Shqipëria …