Fillimi / Jete / Shoqëri / Zbuloni kush është qyteti më i populluar Zvicerian

Zbuloni kush është qyteti më i populluar Zvicerian

Dhjetë qytete në Zvicër numërojnë më shumë se 50.000 banorë. Vendësit janë duke dominuar në pjesën më të madhe, por përqindja e të huajve ndryshon në masë të madhe, nga 23.4% në Winterthur, në 48.4% në Gjenevë.

Në Cyrih, qyteti më i madh zviceran, statistikat ferederale tregojnë se jetojnë më së shumti të huaj, përkatësisht 124.823 (në vitin 2014). Por, në Gjenevë, ku ka shumë organizata ndërkombëtare, prania e të huajve është më e madhe.

Radio zvicerane (RTS) ka raportuar se në Lokarno, një qytet në kantonin italian në Ticino, me 16.400 banorë, ka më shumë njerëz që vijnë nga kantonet e tjera ose nga jashtë se sa vendës. Proporcioni i të huajve është 35 për qind. Së bashku, këto dy kategori përbëjnë shumicën e popullsisë në krahasim me vendësit, të cilët përbëjnë 48%.

Sipas “swissinfo”, mesatarisht, një e pesta e popullsisë zvicerane ka lindur në qytetet më të populluara jashtë vendit dhe një e gjashta e personave pa shtetësi zvicerane kanë lindur në Zvicër.

Comments

comments

Rreth Kl Ma

Gjej gjithashtu

Në këtë qytet është turp të kesh vetëm një femër, të gjithë i kanë nga tri

Qyteti Dunguan me të vërtetë është vend i pazakonshëm – aty meshkujt nuk kanë kurrfarë …