Fillimi / Aktualitet / Politikë / Zgjedhjet e qershorit, Rama mbledh ministrat e PS

Zgjedhjet e qershorit, Rama mbledh ministrat e PS

Kryeministri Rama ka nisur pa humbur kohë takimet për të bërë gati Partinë Socialiste për zgjedhjet e qershorit.

Ai ka patur një takim në vilën qeveritare të Durrësit vetëm me grupin ‎socialist, të ngarkuar për koordinimin e strukturave të forcës më të madhe qeverisëse. 

Kryeministri u ka kërkuar koordinatorëve socialistë të mbajnë lidhje të ngushta me qytetarët, t’i dëgjojnë ata dhe t’u japin zgjidhje problemeve, duke mos anashkaluar reformat e ndërmarra nga qeveria. 

‎Bashkë me 12 koordinatorët e qarqeve, në takimin me kryeministrin Rama kanë marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm Gramoz Ruçi dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. 

Me ndarjen e re zgjedhore, Tiranës i është rritur edhe më shumë pesha elektorale, sepse prej qarkut më të madh në vend dalin 34 deputetë.

Comments

comments

Rreth dnal

Gjej gjithashtu

Çështja Tahiri, pas SHBA-ve Basha braktiset edhe nga partitë e djathta europiane

Dy ditë pasi ambasadori amerikan, Donald Lu dhe zëvendës asistent Sekretari i Shtetit për rajonin, …