Fillimi / Aktualitet / Kronikë / Elbasan, sherr me thika në lokal mes të rinjve, plagoset 17-vjeçari

Elbasan, sherr me thika në lokal mes të rinjve, plagoset 17-vjeçari

Dy të rinj janë përfshirë në një sherr me thika në një lokal në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kala”.

Sipas policisë nga konflikti është dëmtuar shtetasi G.B, 17 vjeç banues në Elbasan i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Të rinjtë janë nxënës të gjimnazit “Dhaskal Todri” dhe janë konfliktuar sapo kanë dalë nga një lokal. Autori i plagosjes së 17 vjeçari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor dhe policia po punojnë për sqarimin e rrethanave te ngjarjes.

Comments

comments

Rreth dnal

Gjej gjithashtu

Sekuestrohen mijëra euro pasuri, 22 vjeçari vlonjat i kishte përfituar në mënyrë të paligjshme

Policia e Vlorës ka sekuestruar vlera monetare prej 44.900 Euro dhe 9900 USD, të cilat …