Fillimi / Aktualitet / Politikë / LSI “paralajmëron” Ramën: S’ka zgjedhje pa opozitën, janë farsë

LSI “paralajmëron” Ramën: S’ka zgjedhje pa opozitën, janë farsë

Nënkryetari i Lëvizjes Socialistë për Integrim Luan Rama është shprehur se zgjedhjet pa opozitën janë farse.

Nga ana tjetër ai ka theksuar se është emergjente ulja në tryezë më opozitën dhe kapërcimi i kësaj situate politike.

“Ne kërkojmë kapërcimin e këtij ngërçit politik.

Nga mitingjet nga çadra apo nga zyra duhet të arrihet një dialog politik.

Është absurde situata e krijuar nga opozita”. 

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama është shprehur se zgjedhtej bëhen edhe pa praninë e Partisë Dekokratike

I pyetur për dekretimin e Fatmir Xhafajt, ai tha se nuk ka surpriza dhe asnjë arsye që LSI të mos e votojë Xhafën.

“Çështja e ndryshimit të ministrave është e drejtë eksluzive e kryeministrit. 

LSI asnjëherë nuk është imponuar, asnjëherë nuk ka kërkuar as LSI dhe as kryetari, nuk kemi kërkuar të largohet ky apo ai ministër. 

Duke qenë se respektojmë tagrin kushtetutes, çështja e votimit është procedurë e karakterit formal dhe nuk besoj se LSI të ketë arsye ose motiv të votojë ndryshe kur është fjala për votim të ministrave”, deklaroi Luan Rama.

Comments

comments

Rreth dnal

Gjej gjithashtu

Çështja Tahiri, pas SHBA-ve Basha braktiset edhe nga partitë e djathta europiane

Dy ditë pasi ambasadori amerikan, Donald Lu dhe zëvendës asistent Sekretari i Shtetit për rajonin, …