Fillimi / Aktualitet / Kronikë / Faqe e re në historinë e kirurgjisë shqiptare: Investime në çdo spital të vendit

Faqe e re në historinë e kirurgjisë shqiptare: Investime në çdo spital të vendit

Materniteti Mbreteresha Geraldinë u vizitua sot nga Kryeministri Rama me qëllim inspektimin e investimit më të fundit në këtë spital, instrumentet e reja kirurgjikale me standard sterilizimi. Ky investim është pjesë e një programi që ka nisur 6 muaj më parë në QSUT dhe po shpërndahet nëpër të gjitha spitalet e vendit.

Brenda një viti spitalet do të kenë në dispozicion në total 96 mijë instrumente të reja kirurgjikale. Këto do të sterilizohen rregullisht nëpër centralet e sterilizimit, të cilat do të arrijnë numrin 18 në të gjithë vendin. Investimi do të realizohet në 2 faza me vlerë 14 milionë dollarë.

Kryeministri theksoi: “Investimi në fjalë dhe të tjerat të bëra përgjatë këtyre 4 viteve në shëndetësi do të kishin qenë të pamundura nëse nuk do të ishin ndërmarrë reformat financiare dhe ekonomike, të cilat e shpëtuan ekonominë nga rrënimi.”

Taksimi progresiv ka krijuar hapësirat për investimet më të mëdha të bëra në 25 vitet e fundit, të cilat dita ditës përmirësojnë shëndetësinë në përpjekje për të përmbushur nevojat e qytetarëve.

Comments

comments

Rreth dnal

Gjej gjithashtu

Ministri francez Tahirit: Ne duhet të marrim shembull nga policia shqiptare

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka pritur sot në Tiranë homologun e tij francez Bruno …