Fillimi / Aktualitet / Politikë / Libra hy në zgjedhje, mesazh partive që s’duan të marrin pjesë: Ne jemi në opozitë me të gjitha partitë por jo me kushtetutën e Shqipërisë

Libra hy në zgjedhje, mesazh partive që s’duan të marrin pjesë: Ne jemi në opozitë me të gjitha partitë por jo me kushtetutën e Shqipërisë

Pra ideja eshte BLUSHI hy ne zgjedhje, gara e PS me LIBRA e SFIDA (duke thene qe sot eshte regjistruar dhe SFIDA e Bojaxhiut)

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi tha sot se partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhje ndërsa fton të gjitha partitë e tjera të marrin pjesë.

Në fjalën e tij në Kuvend, Blushi tha se partia e tij është në opozitë me të gjitha partitë, por nuk mund të shkelë Kushtetutën duke mos marrë pjesë në zgjedhje. Ndaj ai kërkoi që edhe partitë e tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

Sakaq, sot edhe Gjergj Bojaxhi ka regjistruar partinë e tij “SFIDA” për zgjedhjet e 18 Qershorit.

“Di të them se zgjedhje duhet të ketë.

Libra është e vendosur të hyjë në zgjedhje bashke me partitë e tjera kurdo që zgjedhjet të mbahen. Ne jemi në opozitë me të gjitha partitë por jo me kushtetutën e Shqipërisë. Duam të ketë zgjedhje se janë e vetmja mënyrë që Shqipëria të fitojë.

Ne s’jemi numërues, s’kemi tendera, koncesione, s’kemi banda, bashki, televizione, pra nuk kemi frike, kjo na ndryshon nga te gjithë tjerët.

Kush e cilëson opozitën? Nevoja për të shkuar në zgjedhje, nevoja për të qeverisur.

I jap përgjigje të gjithë atyre që vënë në dyshim pozicionin e opozitarit të Libra-s. Nga reforma në drejtësi dhe nga zgjedhjet Libra nuk ka frikë. S’kemi frike të gjykohemi, madje mezi presim të vijë ajo ditë.

Imagjinojmë sikur PD pas PD, LSI, dhe pas LSI libra s’marrin pjese, Edi Rama kthehet në pronar të Shqipërisë.” tha Blushi

Comments

comments

Rreth dnal

Gjej gjithashtu

Çështja Tahiri, pas SHBA-ve Basha braktiset edhe nga partitë e djathta europiane

Dy ditë pasi ambasadori amerikan, Donald Lu dhe zëvendës asistent Sekretari i Shtetit për rajonin, …