Fillimi / Ndërkombëtare / Europë / Bruksel, vijojnë bisedimet për “Brexit”-in

Bruksel, vijojnë bisedimet për “Brexit”-in

Londra e kërkon daljen nga BE-ja, por këmbëngul që shkëputja të ndërlidhet me një marrëveshje partneriteti.

Delegacioni britanik, nën drejtimin e ministrit të caktuar për “Brexit”-in, David Davis, shkon këtë fillimjave në Bruksel për vazhdimin e negociatave të largimit.

Javën e kaluar, – thote “Deutsche Welle”, – Britania paraqiti një sërë dokumentesh mbi pozicionet e saj e pretendon ujdi të re për rregullimin e raporteve me bllokun.

Komisioni Europian, megjithatë, duket se nuk është i të njëjtit mendim.

Angazhimi i tij është për një proces shkallë-shkallë, e përpara se t’i hyjë diskutimeve për një marrëveshje partneriteti, kërkon të shohë një përparim të konsideruar të nevojshëm në procesin e shkëputjes, ku bëjnë pjesë bisedimet për detyrimet financiare të Britanisë së Madhe ndaj BE-së, e ardhmja e kufirit të Republikës së Irlandës me Irlandën e Veriut, si dhe të drejtat e rreth 3.2 milionë shtetasve të vendeve të BE-së që jetojnë në Britani të Madhe, e 1.2 milionë britanikëve që jetojnë në Bashkimin Europian.

Brukseli nuk beson se do të ketë ndonjë avancim të shpejtë në zgjidhjen e këtyre problemeve. Pas negociatave të fundit zyrtare në mes të qershorit, përfaqësuesi i BE-së në negociata, Michel Barnier tha se kolegu i tij britanik, David Davis, dhe qeveria britanike duhet të saktësojnë se çfarë duan. Komisioni Europian ende nuk ka komentuar mbi dokumentet e paraqitura së fundmi nga Londra.

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

Ja numri i refugjatëve që pranon Gjermania

Ujdi pas konsultimesh 10- orëshe mes partive të unionit konservator, CDU e CSU. Tek çështja …