Fillimi / Jete / Shoqëri / Papa Françesku rrëfen për gratë dhe komunizmin

Papa Françesku rrëfen për gratë dhe komunizmin

Në një libër që pritet të publikohet në fillim të shtatorit, Papa Françesku falënderon Zotin se ka njohur gra të vërteta gjatë jetës së tij, vë theksin tek ana “komuniste” e të krishterëve dhe tregon se i është drejtuar psikoanalizës.

Copëzat e para të librit i titulluar “Politikë dhe Shoqëri” lindi duke marrë shkas nga dialogu mes sovranit shpirtëror dhe hulumtuesit francez, Dominique Wolton që pritet të publikohen nesër në “Figaro Magazine”.

Papa Françesku vë theksin tek mesazhet që në hyrje të librit të shfaqura këto vitet e fundit, në lidhje me disa çështje të ndjeshme që kanë ngjallur debat në rrethin e shoqërisë dhe Kishës, kryesisht politika me dyer të hapura për emigrantët, laiciteti, priftërinjtë pedofilë, martesat e homoseksualëve, marrëdhëniet mes islamit apo situatën e të divorcuarve në Kishë.

Por në mënyrë më të pazakontë, ai rrëfehet në lidhje me personat që kanë patur ndikim në jetën e tij, veçanërisht gratë. “Personalisht, unë falënderoj Zotin që kam patur mundësi të njoh gra të vërteta në jetën time”, deklaroi ai.

Ai kujton me nderim dy gjyshet dhe nënën e tij, që përballonin problemet njëra pas tjetrës, përfshirë vuajtjen emocionale, si dhe motrat e tij.

“Më pas kam patur miqtë e periudhës së adoleshencës, ‘të fejuarat’. Fakti i të qenit gjithnjë në marrëdhënie me gratë më ka pasuruar”, vijon Françesku, i cili shprehet se ka mësuar prej tyre edhe në moshë madhore, pasi gratë i shohin gjërat në një mënyrë krejt ndryshe nga burrat dhe se është e rëndësishme t’i dëgjosh të dyja palët.

Ai shprehet se ka qenë mjaft i ndikuar nga një aktiviste komuniste, Esther Ballestrino de Careaga, e vrarë nën periudhën e diktaturës në Argjentinë (1976-1983) pasi dha kontribut në themelimin e lëvizjes së nënave të Sheshit të majit, që dënonin zhdukjen e fëmijëve të tyre të vrarë nga regjimi.

“Ajo më bëri të thelloj mendimet rreth realitetit politik. I detyrohem shumë kësaj femre”, thekson papa, duke shtuar se më kishte thënë një herë: Por ju jeni komunist!, Jo, komunistët janë të krishterë. Janë të tjerët që kanë vjedhur kauzën tonë!”.

Comments

comments

Rreth Kl Ma

Gjej gjithashtu

Kuzhinieri i njohur botëror: Po përgatis helm për ekzekutimin e Trump-it dhe Kim Jong-ut

Kuzhinieri Bourdain dhe gjithashtu bashkëpunëtor në CNN ka thënë që do të përgatiste një bimë …