Fillimi / Ekskluzive / Auron Tare replikon me Gjekmarkajn për Prek Calin: “Patriotë të leshit”!

Auron Tare replikon me Gjekmarkajn për Prek Calin: “Patriotë të leshit”!

Auron Tare

Deri me tani shkrimi me korrekt mbi debatin e fundit ne lidhje me Kullen e Preke Calit. Fatkeqesisht ne kete katundin tone te vogel, zeri i sherrxhineve qe bertasin eshte me i larte .
Keto dy tre dite kam lexuar zerat e patrioteve te zakonshem mediatike qe per kapital politik apo arsye te tjera me nje shpejtesi te habitshme vrapojne ti hedhin benzine ne zjarrin e nje debati totalisht te pa kuptimte. Duke vrapur te nxjerrrin gjoksin ne vijen e pare te parades patriotike shume nga keta personazhe kur kishin mundesi apo ishin ne pozita shteterore as qe e kishin degjuar ndonjehere emrin e Preke Calit. Sot lexova nje nga keta patriote (te leshit) qe vikaste nga “kulla” e tij mediatike se Prekes se shkrete ja prishen shtepine se ishte katolik. Nje marrezi sigurisht por edhe nje ligesi e cila eshte mjaft e rrezikshme ne kontekstin e koheve te fundit ku ka nje tendence te dukshme te disa personazheve per nje percarje fetare mes shqiptaresh. Dhe imagjinoni se ky patrioti i (leshit) ka qene nje ish zyrtar i larte i Ministrise se Kultures i cili kishte ne dore cdo gje per ta rregulluar Kullen e Prekes ne se me te vertete i dhimbte shpirti per kete malesor te shquar ne krahinen e tij. Vikatjes se percarjes politike dhe krahinore sigurish i shtohen edhe zerat e zakonshem nga Parlamenti te cilet kane kontribuar prej vitesh qe shoqeria shqiptare te jete e fragmentarizuar per ta pasur me lehte ne kontroll. Ku ishin keta vikates keto 27 vjet qe ja lane Kullen Prekes qe ti rrezohej nga koha dhe harresa? ne se me te vertete ju ka pas dhimbs ky burre i malsise tja kishin rregullu Kullen para se te rregullonin Kullen e tyre pasi Kulla e Prekes ka qene nje simboll i mbrojtjes se kufinjve te veriut dhe jo simbol i bashkepunimit me armiqte e Prekes.

Personalisht nuk kisha degjuar asnje here per Prek Calin deri kur ne vitin 2008 shkova ne Vermosh. Kam kujtimet me te mira nga banoret e asaj zone per mikpritjen e tyre tradicionale. Mesova mjaft gjera ne ate vizite te shkurter dhe kam kenaqesi te rikthehem shpesh ne ate zone te bukur dhe madheshtore. Per Prek Calin degjova me vone nga bashke malesoret e tij te emigruan ne shtetin e MIchiganit ku te grumbulluar rreth Kishes se Shen Palit ne Rochester ruajne ende me fanatizem zakonet e tyre. Kam degjuar disa histori per Prek Calin nga keta malesore dhe jam bindur se ai burre ka lene gjurme te thella ne ato vise ne vecanti per rezistencen qe ju beri Malazezeve per ceshtjen e kufinjve. Te gjithe malesoret binin dakort se kishte qene Prek Cali ai qe kishte mundur (me aq sa i kishin lejuar rrethanat) ti ruante kufinjte aty ku jane sot. Por historia e Prekes ndalonte pak a shume ne kete kohe. Kam mendimin se Preka si lider i kohes per ato krahina eshte perpjekur te mbijetoje ne rrethanat politike dhe historike te kohes duke bere paqe me Zogun dhe duke pranuar miklimet e Italianeve te cilet shperndanin para per blerjen e bajraktareve te Veriut. Status quo me gjermanet eshte mjaft e kuptueshme ne kontekstin historik te kohes ne se do te kemi parasysh faktin se per malesoret e veriut armiku i tyre nuk ishte ushtria gjermane e cila nuk kishte asnje qellim pushtimi mbi Malesine por armiku tradicional shkjau. Pra pranimi i ushtrive gjermane nga Bajraktaret veriore perfshire edhe Preken ishte e keqja me e vogel ne rrethanat historike ku ata ishin te detyruar te mbijetonin.
Malesoret e tij megjithate ndaheshin ne nje pike mbi figuren e Prekes. Beteja e Tamares atje ku (sipas disave) partizanet u goditen gjate pushimit duke besuar se ishin ne bese te malesoreve te zones apo se kishin ardhur te digjnin zonen. Ky moment i rendesishem per figuren e Prekes ha debat dhe do ishte mire qe te kishte nje perqasje sa me te pa anshme bazuar ne deshmite dhe dokumentat e kohes. Fakti qe disa bajraktare nuk moren pjese ne priten e Tamares dhe nuk ju pergjigjen kushtrimit per goditjen e partizaneve hedh dyshime mbi qellimin e atyre qe ngriten priten.
Por te gjitha keto jane pjese e historise dhe duhen trajtuar si te tilla, aq me shume per ata qe kane deshire te ngrene figuren e Prekes.

Nderkohe debati per Kullen eshte nje debat ligjor dhe administrativ i cili duhet trajtuar si i tille dhe kursesi si nje ringjallje rivendikimesh krahinore apo aq me keq fetare.
ne se Kulla ka pasur statusin e Monumentit te Kultures pergjegjese per restaurimin e saj eshte vetem Ministria e Kultures e cila me ane te IMK nderhyn ne baze te nje projekti te miratuar ne Keshillin e Restaurimeve.

ne se Kulla nuk ka pasur status MOnument atehere hapi i pare ne te gjithe kete zallamahi duhej te kishte qene marja e Statusit dhe detyrimi ligjor qe sjell ky status per rimekembjen e Kulles.

Fati i mire i kesaj Kulle dhe i Preng Calit eshte fakti se malesoret e tij nuk e kane harruar dhe kane deshire te rimekembin Kullen dhe figuren e tij. ne se Kulla do te merte statusin dhe fondi ishte ne dispozicion Kulla e vjeter duhej te kishte shpetuar dhe cdo gje do te zhvillohej ne logjiken normale pa ju dhene doren e lire benzinhedhesve mediatik .

P.S si njeri qe jam marre me trashegimine kulturore per nje kohe te gjate jam kategorisht kunder prishjes se Kulles se vjeter me idene e ndertimit te nje Kulle te re moderne dhe aq me shume 3 kate. Kjo e ben Kullen e Prekes te pa vlefshme duke e nxjerre jashte kontekstit historik dhe jashte cdo lidhje me figuren e Prekes. Kulla duhej te restaurohej ne menyren se me profesionale te mundeshme duke e rikthyer ate ne identitetin e saj dhe duke i dhene frymen dhe lavdine e dikurshme te nje njeriu i cili edhe me dritehijet e jetes se tij ja vlen te kujtohet.

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

Të fshehtat e samitit të NATO-s në Tiranë: Rusia po përgatitet për luftë të madhe

Zbulohen të fshehtat e samitit të NATO-s që u mbajt në Tiranë për dy ditë …