Fillimi / Aktualitet / Berisha i del në mbrojtje Kryemadhit, ajo i kthen reston

Berisha i del në mbrojtje Kryemadhit, ajo i kthen reston

PD dhe LSI janë në opozitë, por deri më tani mendinet dhe qëndrimet e tyre kanë qenë deri diku te kundërta. Megjithatë, një status i ish-Kryeministrit Sali Berisha, ështe bërë një pikë takimi mes dy palëve.

Bëhet fjalë për seancën e kësaj te marte në Kuvend, ku gjatë kohës që po fliste Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, është Kryeministri Edi Rama që është fiksuar nga kamerat duke vendosur kufjet.

Kaq ka mjaftuar që Kryemadhi të merret në mbrojtje nga Berisha i cili si gjithnjë nuk ka hezituar të sulmojë Ramën.

Kjo foto provon dhe njehere kompleksin e Rames nga grate. Kur nuk u mbyll dot gojen me “dore”, “xhentellmeni” mbyll veshet! sb” shkruan Berisha

Por nga ana e saj edhe Kryemadhi nuk ka vonuar që të ia kthejë “me të njëjtën monedhë” duke shpërndarë postimin e Berishës më mbishkrimin: E vërteta e hidhur (bashkangjitur me fytyrën e lumtur që nënkupton se veprimi i ish-liderit të PD është mirëpritur nga kryetarja e LSI.

Comments

comments

Rreth KL AL

Gjej gjithashtu

185 punonjësit e ‘Vettingut’ dhe superpagat e tyre

Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Eduard Halimi ka paraqitur në komision sot relacionin për strukturat …