Fillimi / Breaking News / Djali i Escobarit bën “selfie” me djalin e ish-ministrit që u vra nga vet Escobari!

Djali i Escobarit bën “selfie” me djalin e ish-ministrit që u vra nga vet Escobari!

Djali i Pablo Escobarit shihet i buzëqeshur teksa bën një foto me djalin e ish-ministrit të drejtësisë në Kolumbi, i vrarë nga urdhërat e Escobarit 33 vite me parë.

Narko-terroristi i Kolumbisë, i cili ndërtoi një perandori multi-miliardë dollarëshe me kokainë, ishte përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve, duke përfshirë politikanë, gjyqtarë, gazetarë dhe trafikantët rival.

Midis atyre që ai urdhëroi të vriste gjatë sundimit të tij, ishte edhe edhe Ministri i Drejtësisë, Rodrigo Lara Bonilla në vitin 1984.

Bonilla ishte kritiku i tij më i ashpër në qeveri pasi u përjashtua nga Kongresi Kolumbian.

“Zoti” i drogës dhe ministri i drejtësisë kishin djem të një moshe të njejtë.

Që nga vdekja e baballarëve të tyre, Juan Pablo Escobar dhe Jorge Lara kanë nisur një përpjekje pajtimi dhe paqeje.

Ata u takuan për herë të parë rreth një dekadë më parë dhe u ribashkuan tani përsëri në Cartagena, në veri të Kolumbisë, gjatë vizitës së Papa Franceskut në fundjavë. /IndeksOnline/

Comments

comments

Rreth Kl Ma

Gjej gjithashtu

E rëndë në Berat/ Gruaja godet me thikë kunatën, më pas hidhet nga kati i dytë i banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Beratit. Një 55-vjeçare me inicialet …