Fillimi / Mister / A ekziston një racë e pastër njerëzore?

A ekziston një racë e pastër njerëzore?

Dy shkencëtarë në një eksperiment kanë mbledhur një grup njerëzish nga shumë vende të ndryshme, duke ua bërë disa pyetje në shikim të parë, të thjeshta.

Cilit nacionalitet i takonin dhe a ka ndonjë vend, apo nacionalitet që nuk iu pëlqen? Përgjigjet ishin të ndryshme, por secili kishte ndonjë vend, a popull, ndaj të cilëve kishin qëndrim negativ, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shkencëtarët më pas i kishin pyetur pjesëmarrësit në studim se a do të donin ta merrnin një udhëtim, bazuar në ADN-në e tyre.

Të gjithë kishin pranuar, por kishin menduar se nuk kishin asgjë të re për të mësuar rreth prejardhjes së tyre, e që nuk e dinë tanimë.

Ata gabuan. ADN-ja funksionon ashtu që 50% të saj i trashëgojmë nga babai, e 50% nga nëna, ku edhe ata kishin marrë ADN-në e tyre nga prindërit, e kështu me radhë.

Të gjithë pjesëmarrësit kishin dhënë pështymën për analiza të ADN-së. Me atë rast, disa panë se kishin gjene mu nga popujt të cilët i urrenin më së shumti.

 

 

Comments

comments

Rreth Kl Ma

Gjej gjithashtu

“Pema e Jetës” lulëzon në shkretëtirë/ Misteri i ekzistencës

Pema e Jetës në Bahrein është një pemë rreth 400-vjeçare dhe 9.75 m e lartë .Pema qëndron në një …