Fillimi / Fine living / Këshilla / Këto shenja ju paralajmërojnë se duhet ta çoni urgjent fëmijën tuaj tek mjeku!

Këto shenja ju paralajmërojnë se duhet ta çoni urgjent fëmijën tuaj tek mjeku!

Sëmundjet e një fëmije janë një përvojë e vështirë për çdo prind. Shumë probleme mund të shmangen nëse simptomat paralajmëruese kapen në kohë nga vetë prindërit!
Faqja e njohur “Bright Side” ka treguar disa nga simptomat që tregojnë për një shëndet të dobët të fëmijës suaj dhe që duhet t’i drejtoheni menjëherë mjekut.

Rritja e nishaneve;
Nëse nishanet e shfaqura në trupin e fëmijës tuaj fillojnë të rriten pa kriter, atëherë është koha që ju të drejtoheni menjëherë tek mjeku.

Rënia e flokëve;
Shkaku i këtij problemi në pjesën më të madhe të rasteve është i fshehur. Ndoshta një arsye mund të jetë edhe mungesa e vitaminave. Për këtë arsye, është e nevojshme të drejtoheni tek një pediatër.

Gjendja e humorit dhe sjellja;
Një reduktim i menjëhershëm i oreksit, shqetësimet me gjumin, ose lëvizja e zvogëluar janë shkaqe të mjaftueshme për t’u drejtuar tek një mjek.

Rritja e madhësisë së kokës;
Ky është një proces shumë normal, por kur kjo ndodh brenda një kohe të shkurtër, bëni kujdes me foshnjën tuaj!

Probleme me dëgjimin;
Nëse fëmija nuk reagon ndaj kërkesave dhe nuk përgjigjet as kur ju e thërrisni atë me emër, ai ose ajo ndoshta ka probleme dëgjimi. Kjo duhet të kontrollohet tek mjeku.

Comments

comments

Rreth KL AL

Gjej gjithashtu

Kungulli trajton aknet, prostatën dhe venat e zgjeruara

Kungulli është sjellë në Evropë nga spanjollët në shekullin e 16-të. Përveç mishit të lëngshëm, …