Fillimi / Ndërkombëtare / Rajon / Kryetari i Listës Srpska thotë në Paris se Kosova është zemra e Serbisë

Kryetari i Listës Srpska thotë në Paris se Kosova është zemra e Serbisë

Kryetari i Listës Srpska, Goran Rakic njëkohësisht kryetari Mitrovicës së Veriut, në një takim që e zhvilloi mbrëmë në Paris, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori serb në UNESCO, Darko Tanashkoviq, ka thënë se Kosova është zemra e shtetit të Serbisë, kulturës, religjionit dhe jetës.

Mbrëmë në Paris është shfaqur premiera e filmit të regjisorit Boris Malagursky, i titulluar “Kosova – një rast civilizimi”, të pranishëm në premiere ishin edhe kryetari i Listës Srpska, Goran Rakic dhe ambasadori serb në UNESCO, Darko Tanashoviq.

“Derisa bien kambanat në Tempullin e Shën Dimitrusit në Mitrovicë, të valojë flamuri në fortesën e Zveçanit dhe të mbahet liturgji në Visok të Deçanit, serbët do të kenë një udhërrëfyes mbi të tashmen dhe të ardhmen”, citon portali serb i Mitrovicës së Veriut, kryetarin e tyre, Rakic, transmeton Gazeta Express.

Gjithashtu, ai tha se Kosova është zemra e shtetit të Serbisë, e kulturës, religjionit dhe e jetës.

“Kosova është zemra e shtetit të Serbisë, kulturës, religjionit dhe jetës. Mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe fetare është obligim për qytetarët e Serbisë që jetojnë në Kosovë, si për paraardhësit ashtu edhe për pasardhësit”, ka thënë Goran Rakic.

Ditë më parë, Rakic ishte në Moskë, ku u takua me përfaqësuesit e Presidentit rus, Vladimit Putin, nga të cilët thuhet se ka marrë mbështetje.

Comments

comments

Rreth KL AL

Gjej gjithashtu

Të rinjtë e Kosovës po e braktisin vendin, s’besojnë më as në liberalizimin e vizave

Të rinjtë e Kosovës tashmë nuk shohin perspektivë në vendlindjen e tyre. Ata nuk besojnë …