Fillimi / Aktualitet / Bota shqiptare / Kuvendi i Ri i Shqipërisë/ Këta politikanë nuk do jenë më në Parlament?

Kuvendi i Ri i Shqipërisë/ Këta politikanë nuk do jenë më në Parlament?

Parlamentit të 4 viteve të ardhshme do t’i mungojnë disa prej emrave të rëndësishëm të politikës shqiptare të pas viteve ‘90.

Në radhët e demokratëve bie në sy mungesa e disa figurave si Jozefina Topalli, Arben Imami e Genc Ruli pa lënë mënjanë edhe të majtën ku mungon Ben Blushi apo Ilir Meta.

Kjo legjislature e re e parlamentit qe ka nisur zyrtarisht këtë fundajave ka sjelle emra te rinj dhe krejtësisht te panjohur ne sallën e kuvendit, te cilët kane zëvendësuar figura te njohura dhe me peshe ne jetën parlamentare.

Padyshim emri qe do ti mungoje me shume parlamentit është ai i ish kryetares se kuvendit dhe ish nënkryetares se PD e cila për here te pare pas 6 legjislaturash nuk do te jete me deputet pasi u la nga Lulzim Basha jashtë listës se kandidateve për deputet te partisë demokratike.

Arben Imami, shpallës i pluralizmit, themelues i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i pare i saj. Deputet ne 6 legjislatura, por këtë herë nuk do te jete i ulur ne karriget e rezervuara për opozitën ne 4 vitet e ardhshme ne parlament.

Te tjerë emra qe Lulzim Basha vendosi te lere jashtë grupit parlamentar te selisë blu janë Genc Ruli – Themelues i PD-së dhe deputet në 5 legjislatura, ish nënkryetari i PD dhe kreu i grupit te PD për 8 vite qe ajo ishte ne qeverisje te vendit po ashtu nuk u përfshi ne listën e deputeteve. Majlinda Bregu e cila po ashtu si Patozi ishte deputete prej 2005 dhe ka drejtuar ministrin e integrimit për afro 6 vite do ti mungoje sallën ne parlamentit ne 4 vitet e ardhshme. Një tjetër emër qe u la jashtë grupit parlamentar te opozitës se Lulzim Bashes është dhe ish ministri i financave për 8 vjete Ridvan Bode i cili ka mbajtur për gjate te njëjtës periudhe dhe postin e sekretarit te përgjithshme.

Parlamentit do t’i mungoje dhe ish deputeti socialist BEN BLUSHI deputet nga viti 1997, i cili vitin e fundit themeloi partine e tij LIBRA .

Ne sallën e kuvendit do te shohim me ne 4 vitet e ardhshme edhe ILIR META deputet nga viti 1992, por jo për te njëjtat arsye te emrave te sipërpërmendur, pasi prej muajit korrik ai ka postin me te larte te shtetit shqiptar, atë te presidentit te republikës. /ABCNews/

 

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/kuvendi-i-ri-i-shqiperise-e-dini-se-keta-politikane-te-njohur-nuk-do-jene-me-ne-parlament-431798/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Comments

comments

Rreth Kl Ma

Gjej gjithashtu

Shqiptarët, “të fiksuar” pas celularit, e preferojnë më shumë në raport me kompjuterin

Interneti është kthyer në një pjesë të pandashme të ditës për shumicën prej nesh. Rrjetet …