Fillimi / Ekskluzive / Lebërit sulmojnë Athinën: Himara, tokë shqiptare

Lebërit sulmojnë Athinën: Himara, tokë shqiptare

Përplasjet greko-shqiptare në Himarë të cilat kanë për qëllim propagandën e Greqisë zyrtare për të ashtuquajturën ekzistencë të minoritetit grek në Himarë, kanë bërë që të reagojë edhe Shoqata Kulturore patriotike Labëria, “Nderi i Kombit” .

Kjo shoqatë denoncon ashpër abuzimin e pabazuar në fakte juridike dhe indentitare dhe i bën thirrje Qeverisë shqiptare të mbeshtesë fuqimisht zhvillimin e fshatrave dhe rritjen e kapaciteteve të administratës lokale në Himarë për integrimin e gjithë nënnjesive të zonës në Bashkinë qëndrore.

Më poshtë deklarata e plotë :

Shoqata Laberia “Nderi i Kombit”,prej kohesh po ndjek me vemendje zhurmen qe disa individe, banore te lagjes Spile ne qytetin e Himares, per arsye te perplasjes se te drejtes se tyre pronesore me zhvillimin urban te qytetit, po rindezin diskutime dhe polemika politike mes disa qarqeve politike dhe se fundi, edhe mes Greqise dhe Shqiperise.

Kjo perplasje eshte e amplifikuar qartazi politikisht prej dy protagonisteve te saj, perkatesisht Fredi Beleri, kre i organizates OMONIA ne Himare, person me precedente gjakimi ne relacionet greko-shqiptare dhe biznesmenit me ambicie te hapura politike N. Neranxi. Ne keto insinuata po perfshihen edhe perfaqesues politike te PBDNJ-se dhe disa sillogje nacionliste greke me qender ne Athine.

Shoqata “Laberia” denoncon rizgjimin e episodeve te perplasjeve greko-shqiptare ne Himare, te cilat kane per qellim propaganden e Greqise zyrtare per te ashtuquajturen ekzistence te minoritetit grek ne Himare. Ky pretendim i hershem i Athines zyrtare qartazi shprehet edhe ne deklaraten e dy diteve te fundit te zedhenesit te Ministrise se Jashtme te Greqise. Shoqata “Laberia” denoncon abuzimin me percaktime te tilla te pabazuara ne fakte juridike dhe identitare dhe u drejtohet eksponenteve te zhurmes se qellimshme me interes per qarqet nacionaliste greke ne Himare, se sherbime dhe misione te tilla te tyre per llogari te nacionalizmit grek, kane kosto per ata dhe ardhmerine e femijeve te tyre ne Himare.

Shoqata “Laberia” vlereson punen e Bashkise se Himares per te fituar kohe ne unifikimin e njesise administrative dhe e konsideron mbajtjen e mbledhjes se radhes te Keshillit Bashkiak ne fshatin Kuc si nje procedure normale per te mbajtur ne vemendje edhe Zonen e Lumit te Vlores, si pjese integrale dhe zhvillimore e kesaj njesie. Shoqata “Laberia” shpreh mbeshtetjen per kryetarin e Bashkise zotin Gjergji Goro, i cili po vijon ne mandatin e dyte implementimin dhe zbatimin e shume projekteve zhvillimore per Bashkine e Himares.

I bejme thirrje Qeverise shqiptare te mbeshtese fuqimisht zhvillimin e fshatrave dhe rritjen e kapaciteteve te administrates lokale ne Himare per integrimin e gjithe nennjesive te zones ne Bashkine qendrore.

Shoqata Laberia Kryetari Prof. Dr. Ago Nezha Sekretar i Pergjithshem Dr. Dorian Koçi

Comments

comments

Rreth KL AL

Gjej gjithashtu

Reagon menjëherë Rusia pas samitit të NATO-s në Tiranë: SHBA i ka rënë fuqia!

Është përgjigjur menjëherë Moska zhurmës dhe bujës që ka hapur prania e 29 ustarakëve të …