Fillimi / Kryesore / Mëngjesi nis me votëbesimin e “Rama 2”: merr 78 vota në Kuvend

Mëngjesi nis me votëbesimin e “Rama 2”: merr 78 vota në Kuvend

Kuvendi ka miratuar programin e qeverisë “Rama 2” me 78 vota pro. Në përfundim të seancës maratonë që nisi ditën e djeshme në orën 09:00, programi “Rama 2” u miratua.

Programi i qeverisë u prezantua nga vetë kryeministri dy ditë më parë nga foltorja e Kuvendit, ku paraqiti premtimet për 4 vitet e ardhshme.

“Përqëndrimi tek Vettingu është mëse normal. Sistemi ynë i drejtësisë shkakton përditë shpresa dhe të drejta të shumë njerëzve të zakonshëm. Ne do shtyjmë fort që dhe populli të shohë prova konkrete të procesit të Vettingut. Një program i madh investimesh do bëhet në këtë mandat në insfrastrukturën rrugore e shkollore, partneriteti me biznesin do hyjë në një fazë të re. Do të luftojmë korrupsionin në administratë, pastrojmë grabitqarët në zyrat e shtetit. E kemi ne në dorë të rrisim sigurinë në vend, të godasim fort çdo të fortë që kërcënon njerëzit e zakonshëm në vend. Do rrisim nivelin e investimeve, duke ulur borxhin, të kapërcejmë nivelin 5% të rritjes ekonomike, të rrisim rroga e pensione në këtë 4-vjeçar. Do angazhohemi me pushtetin vendor për të mbyllur kapitullin të titujve të pronësisë. Do mbyllim procesin e legalizimeve, duke bërë inventarin e pronave të shtetit, që nga rrugët deri tek të gjitha tokat e lira bujqësore apo turistike, që s’mund  t’i lihen më në dorë grabitqarëve. Turzimin do ta kthejmë në një nga burime më të mëdha ekonomike në këtë 4-vjeçarin. Mos prenotoni ikje jashtë, sezoni turistik do sjellë një erë të re në Shqipëri. Mos u harxhoni kot për të ikur jashtë vitin tjetër,” tha Rama.

Programi i qeverisë “Rama 2” u has në kundërshtime nga kundërshtarët e tij politikë, si nga PD ashtu dhe nga LSI.

 

Comments

comments

Rreth KL AL

Gjej gjithashtu

Zbardhen debatet, KLD e qeveria përplasen për Vettingun

Edhe me drejtimin e Presidentit Ilir Meta të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk mungojnë …