Fillimi / Aktualitet / Mesazhi i presidentit Meta për qeverinë e re

Mesazhi i presidentit Meta për qeverinë e re

Qeveria Rama2 është betuar zyrtarisht në Presidencë. I pari që është betuar ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili ka shtrënguar duart me Presidentin Ilir Meta.

Në përfundim të betimit të gjithë kabinetit qeveritar, Ilir Meta ka mbajtur një fjalë të shkurtër nga ku ka dhënë disa mesazhe. Presidenti së pari i ka uruar sukses qeverisë së re. Meta ka theksuar se bashkëpunimi mes maxhorancës dhe opozitës është i nevojshëm për integrimin e Shqipërisë dhe hapjen sa më të shpejtë të negociatave me BE-në. Meta ka deklaruar gjithashtu se është e një rëndësie të madhe që të vijojë puna për përshpejtimin e reformës në drejtësi, dhe vijimin e luftës ndaj kriminalitetit në vend.

“I nderuar zoti kryetar i kuvednit, zoti kryeministër, të ndëruar anëtarë të qeverisë. Dëshiroj që në këtë moment të rëbndësishëm të ndaj urimin tim më të sinqertë për rezultatet sa më pozitive të qeverisë së vednti.

Si president i republikës dua të theksoj rëndësinë e jashtëzakonshme që ka përshpejtimi i reformës në drejtësi për Shqipërinë. Besoj se qeveria dhe opozita do të bashkëpunojnë ngushtë për integrimin e vendit, në mënyrë që Shqipëria të hapë sa më çelë sa më shpejt negociatat me Bashkimin Europian.”-tha Meta

 

Comments

comments

Rreth Kl Ma

Gjej gjithashtu

Lufta kundër kancerit, ambasada e SHBA:Burrat mbështesin rozën

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përzgjedhur si “foto dite’ për sot një moment, që …