Fillimi / Ekskluzive / Pacolli, si Meta në 2009-ën: 4 deputetët që e futën në tepsinë e pushtetit

Pacolli, si Meta në 2009-ën: 4 deputetët që e futën në tepsinë e pushtetit

Ylli Pata

Ka qenë një teatër absurd zhvendosja apo mirë përmbysja e aleancës politike në Kosovë që solli një marrëveshje politike tipike “për tepsinë e pushtetit”, siç do ta thoshte Edi Rama.

Behgjet Pacolli, me një lëvizje trehapëshe bëri një kthim 180 gradë të xhaketës së tij dhe nga një aleancë parazgjedhore kërcëu në një aleancë paszgjedhore, që i siguroi atij pesë ministri indipendente brenda qeverisë dhe postin e Presidentit të Republikës, kur Hashim Thaçi do të largohet pas pesë vjetësh.

Në zgjedhjet e 11 qershorit u paraqitën si rrallë herë në votimet e Kosovës tre grupime politike parazgjedhore, të cilat përveç Vetëvendosjes që konkuronte edhe si subjekt elektoral, por edhe si parti, dy të tjerat ishin një aleancë e bashkëngjitur me kushtin që nuk do të dalin në popull si forca politike por si subjekte të bashkuara.

Kështu nga një anë u paraqit PAN-i tripartiak me PDK-AAK-NISMA dhe disa forca të tjera politike më të vogla, dhe nga ana tjetër LDK-AKR.

Pas votimit, PAN mori 39 deputetë, Vetëvendosje 32 deputetë dhe LDK-AKR 29 deputetë.

Fituesja relative e zgjedhjeve PAN me 39 ulëse në Kuvend nuk e bëntë dot vetëm qeverinë pasi duhen të paktën 61 vende.

Albin Kurti si parti e dytë dhe kandidat për kryeministër, ftoi zyrtarisht Isa Mustafën dhe Abdullah Hoton, krerët e koalicionit në vendin e tretë për një koalicion paszgjedhor që të çonin në opozitë PAN-in.

Ky version edhe matematikisht ishte më i lehti për t’u arritur pasi 32 të Vetëvendosjes plus 29 të LDK-AKR bëjnë 61, pra shumicën e Kuvendit dhe formonin krejt qetë dhe pa trauma qeverinë e re që mund të merrte brenda saj edhe pakicat kombëtare.

Behgjet Pacolli kishte 4 deputetë në Kuvendin e ri, që në koalicionin e madh me Vetëvendosjen dhe LDK-në, duket se nuk përbënin shumë, por ishin “të arta” nëse do të dinte t’i shfrytëzonte. Fiks si LSI-ja në vitin 2009. Si një biznesmen i sprovuar në tregun edhe ndërkombëtar, Pacolli hodhi në bursë 4 parlamentarët e tij dhe priste ofertën më të lartë, të cilën e shtoi shumë duke u takuar fillimisht me Visar Ymerin e Vetëvendosjes, të cilit i kërkoi një ofertë për qeverinë e re nga Albin Kurti.

Por ndërkohë, PAN, kryesisht edhe me ndërmjetësimin e Hashim Thaçit rriti pazarin duke i bërë thirrje Pacollit që të shkruante në një letër të bardhë ofertën e tij, e që multimiliarderi shqiptar nuk e vonoi: kërkoi 6 dikastere dhe numrin dy të qeverisë.

Por pas negociatave të gjata mbeti me 5 plus, me shans merakun e madh që është karrikja e kryetarit të shtetit, ndërkohë edhe mbështetja për të marrë komunën e Prishtinës kundër Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes.

Megjithëse kjo pikë nuk është shpallur ende, natyrisht që do të shpallet në raundin e dytë nëse Selim Pacolli, i vëllai i Behgjetit del i dyti në listë.

Në kuptimin e plotë të fjalës u fut në tepsinë e pushtetit, duke marrë edhe kusinë, e që PAN-it i ka lënë vetëm pjatën.

Behgjet Pacolli është vërtetë king-makeri i qeverisë së re, ndërkohë që Ramush Haradinaj do të jetë edhe më i dobët.

Kjo sepse PAN ka 39+4=42 e i duhen plot 18 deputetë të tjerë që do t’i marrë nga pakicat kombëtare, që gjithsesi do të jenë ata që do ta kushtëzojnë qeverinë e re.

Një tepsi e vërtetë që do të ndahet copë-copë në një tortë pushteti që do të katandiset në një mijëthela. Por që sërish nuk siguron stabilitet qeverisjeje…

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

Reagon menjëherë Rusia pas samitit të NATO-s në Tiranë: SHBA i ka rënë fuqia!

Është përgjigjur menjëherë Moska zhurmës dhe bujës që ka hapur prania e 29 ustarakëve të …