Fillimi / Ndërkombëtare / Rajon / Pranohet kërkesa e Avokatit të Popullit për faturimin e rrymës për serbet e veriut

Pranohet kërkesa e Avokatit të Popullit për faturimin e rrymës për serbet e veriut

Mbi bazën e padisë së Avokatit të Popullit lidhur me vendimin e ZRRE për faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në veri dhe si rezultat i dështimit të ZRRE-së për të zbatuar rekomandimet e Avokatit të Popullit brenda afatit, Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë Aktvendim, me të cilin aprovon kërkesën e Avokatit të Popullit për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit në fjalë.

Në aktvendim thuhet se shtyhet ekzekutimi i Vendimit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji V_399_2012, i datës 06.02.2012, deri në marrjen e aktgjykimit lidhur me kërkesë padinë e Avokatit të Popullit, gjegjësisht paditësit, në këtë rast.

“Në arsyetimin e Gjykatës Themelore lidhur me Aktvendimin e marrë, theksohet se kërkesa e paditësit, respektivisht Avokatit të Popullit për shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit në fjalë, i referohet nenit 22, paragrafi 2, të Ligjit për Konfliktet Administrative, ku përcaktohet se “me kërkesën e paditësit, organi, akti i të cilit ekzekutohet, gjegjësisht organi që është kompetent për ekzekutim, mund ta shtyjë ekzekutimin deri në vendimin definitiv gjyqësor, nëse ekzekutimi do t’i sillte dëm paditësit, i cili vështirë të riparohej, kurse shtyrja nuk është në kundërshtim me interesin publik, e as që shtyrja do t’i sillte ndonjë dëm të madh palës kundërshtare, përkatësisht personit të interesuar”, thuhet në komunikatën e Avokatit të Popullit.

Gjykata vlerëson se nga provat të cilat gjenden në shkresat e lëndës, Avokati i Popullit në cilësinë e paditësit e ka bërë besueshme kërkesën e tij, se ekzekutimi i vendimit të kontestuar do t’i sjellë dëm qytetarëve të Kosovës, i cili dëm është vështirë i riparueshëm dhe se shtyrja e ekzekutimit të vendimit nuk është në kundërshtim me interesin publik.

“Së këndejmi kërkesa e Avokatit të Popullit është aprovuar”, thotë komunikata e Avokatit të Popullit.

Comments

comments

Rreth Kl Ma

Gjej gjithashtu

Shefi i Listës Serbe: Ky është kushti për hyrje në Qeveri

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë bërë të ditur se kanë qartësuar kushtet nën të cilat …