Fillimi / Aktualitet / Publikohet lista, këta janë 10 më të pasurit në Shqipëri

Publikohet lista, këta janë 10 më të pasurit në Shqipëri

Instituti Europian Pashko, pjesë e Iniciativës Europiane për Edukim (EEI) dhe Botimet Mapo, publikuan sot studimin për “super të pasurit” shqiptarë gjatë vitit 2016. Studimi që rendit 10 sipërmarrësit më të pasur në vend bazohet në analizën e të dhënave zyrtare sipas bilanceve të dorëzuara në QKB. Si rezultat i kësaj analize konkludohet në listën e ponderuar të top-10 më të pasurve të vendit.

Sipas Kryeredaktorit të gazetës Mapo, Arion Sulo, ky bashkëpunim vijon në vitin e 4-ët dhe është u ngjashëm me studimet ndërkombëtare për komunitetin e super të pasurve. Drejtori Ekzekutiv i IEP-së, Besart Kadia, tha se ky studim bëhet me qëllim përafrimin sa më të madh ndaj realitetit dhe duke u bazuar vetëm tek deklarimet e bilanceve në QKB dhe strukturat aksionmbajtëse, studimi për vitin që shkoi u zgjerua në analizën e 100 bizneseve më të mëdha me aksionmbajtës shqiptarë.

Metodologjia e aplikuar kësaj here ka mbajtur parasysh dhe është bazuar në dy komponentë thelbësorë të deklarimeve në QKB: fitimin e realizuar dhe kapitalin neto. Kapitali neto është konsideruar si baza e akumuluar ndër vite nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme ekonomike dhe konsolidimi akumulativ i përpjekjeve sipërmarrëse të bizneseve të 100 individëve të marrë në analizë.

Si rezultat i kësaj analize, konkludohet në listën e ponderuar të top-10 më të pasurve të vendit si më poshtë;

1-            Samir Mane

2-            Shefqet Kastrati

3-            Vasil Naçi

4-            Behar Çukaj

5-            Tom Doshi

6-            Rrok Gjoka

7-            Grigor Joti

8-            Idajet Ismailaj

9-            Vilma Nushi

10-          Pëllumb Salillari

Kadia theksoi se “natyrisht që, biznese që nuk kanë realizuar apo nuk kanë deklaruar fitim, kanë grumbulluar më pak pikë dhe rrjedhimisht kanë shënuar shumë më pak në renditjen e përgjithshme. Pa dyshim që analiza, për vetë sistemin e deklarimeve dhe defektet e mundshme në mbledhjen dhe pasqyrimin e të dhënave, mund të ketë një shkallë të caktuar mospërputhjeje me realitetin, shkak ky që mund të pasqyrohet në mungesën e disa emrave”.

Comments

comments

Rreth KL AL

Gjej gjithashtu

Shkodër/ Tragjedi, xhaxhai vret nipin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, ku xhaxhi ka vrarë me armë …