Fillimi / Kulture / The Rolling Stones nisin turneun në Europë

The Rolling Stones nisin turneun në Europë

Rock bendi legjendar “The Rolling Stones” e ka nisur turneun evropian “No Filter” gjatë fundjavës që shkoi, duke vazhduar të bëjë historinë e muzikës rock ‘n’roll edhe pas pesë dekadash të suksesshme

Turneun e kanë nisur në “Statdpark” në Hamburg të shtunën mbrëma dhe prej aty do të vazhdojnë drejt Munichut. Bendi i ka të caktuara 13 spektakle në 12 shtete të ndryshme të Evropës, gjatë shtatorit dhe tetorit. Gjatë këtij turneu do të bashkohen muzikantët Mick Jagger, Keith Richards, Charlie Watts dhe Ronnie Wood.

Vetë yjet e bendit janë dukur të entuziazmuar për fillimin e turneut “No Filter” duke postuar fotografi të ndryshme në rrjete sociale me hashtagun #StonesNoFilter, transmeton “Koha Ditore” shkrimin e DW. Bendi legjendar do t’u sjellë adhuruesve të vet evropianë këngë të njohura klasike si “Gimme Shelter”, “Paint It Black”, “Jumpin’Jack Flash”, “Tumbling Dice” dhe “Brown Sugar”.

Ata do të përfshijnë gjatë performancave të tyre në këtë turne një numër këngësh të papritura nga audienca, sikurse edhe një seri me këngë që i përzgjedhin zakonisht.
“The Rolling Stones” u kanë kërkuar adhuruesve të tyre që ta zgjedhin vetë këngën e preferuar për ta performuar në mbrëmjen hapëse në Hamburg. Bendi do të ndalet në qytete të ndryshme evropiane, para se ta përfundojë turneun me dy spektakle të mëdha në Paris, në hapësirën e re “U Arena”.

Comments

comments

Rreth KL AL

Gjej gjithashtu

Shërim të shpejtë e faleminderit Ҫim Xhepa!

Një të enjte të shëmtuar Shqipërie, mbledhur e rrudhur një dorë nga sherre banale, debate …