Fillimi / Kryesore / Sali Berisha shpërthen ndaj Lulzim Bashës: Lista e deputetëve të tij, mizerabël!

Sali Berisha shpërthen ndaj Lulzim Bashës: Lista e deputetëve të tij, mizerabël!

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, del për herë të parë me një qëndrim kritik ndaj kreut aktual, Lulzim Basha.

Gjatë një interviste për gazetarin Çim Peka, Berisha ka kritikuar listat për deputet duke pohuar se ato ishin listat e Bashës dhe jo të Partisë Demokratike.

Berisha ka qenë i ashpër me Bashën edhe sa i përket përjashtimeve, disa prej të cilave i ka quajtur të papranueshme.

Gazetari Peka në një status në Facebook ka dhënë disa prej detajeve të intervistës me Berishën.

Keshilltaret e Lulzim Bashes jane mizerabel. Ajo nuk ishte lista e PD, por lista Basha. Disa perjashtime jane te papranueshme.

Une s’do e beja kurre ate liste. Por ne ka nje njeri qe e di se une besoja se Lulzim Basha mund te fitonte edhe me ate liste, ai eshte Cim Peka.

Raportimet e mediave per ato qe ndodhen ne grupin parlamentar ishin korrekt”, shkruan Peka në Facebook, referuar pohimeve të ish-kryeministrin Berisha gjatë intervistës.

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

“Der Standard” jep alarmin: Serbia dhe Shqipëria po luajnë me kufijtë në Ballkan

Gazeta austriake shkruan se presidenti serb Aleksandar Vuçic dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po …