Fillimi / Aktualitet / Bota shqiptare / Shqiptarët, “të fiksuar” pas celularit, e preferojnë më shumë në raport me kompjuterin

Shqiptarët, “të fiksuar” pas celularit, e preferojnë më shumë në raport me kompjuterin

Interneti është kthyer në një pjesë të pandashme të ditës për shumicën prej nesh. Rrjetet sociale, puna dhe arsye e të tjera na bëjnë që të kalojmë orë të tëra duke klikuar.

Shumica duket se preferojnë që këtë ta bëjnë nga celulari i tyre.

Të dhënat e gjeneruara nga Numëruesi i Statistikave, një platformë online ndërkombëtare, që në bazë të përpunimit të të dhënave nxjerr edhe tendencat, tregon se të paktën 51.47 për qind e shqiptarëve preferojnë që të lundrojnë në internet përmes celularit. Këtu përfshihen orët totale të kaluara online në një faqe të caktuar dhe mjeti nga bëhet aksesimi. Në këtë pjesë nuk përjashtohen as klikimet për shkak të punës. Kjo tregon se deri diku celulari po zëvendëson edhe kompjuterin e zyrës për çështje pune.

Gjithsesi kompjuteri tradicional desktop nuk e ka humbur magjinë e tij.

Të paktën 45.95 për qind pjesës së orëve të kaluara online bëhen përmes kompjuterit.

Më pak i përdorur duket se mbetet tableti, një version i mesëm mes kompjuterit dhe celularit por që në shumë raste evitohet për shkak se është një kosto shtesë dhe jo gjithkush mund ta përballojë.

Vetëm 2.5% pjesës së orëve të kaluara online nga ana e qytetarëve bëhet përmes këtij mjeti.

Statistikat e përpunuara i përkasin një periudhë 12 mujore nga gushti 2016 deri në gusht 2017.

Numëruesi i Statistikave është një platformë ndërkombëtare që ofron kundrejt pagesës të dhëna për bizneset e interesuara që duan të dinë se cilat janë rrjetet sociale nga vijnë më shumë klikime, ku kalohet koha më e madhe online si dhe cilat janë markat dhe sistemet që preferohen në treg.

Të gjitha këto u shërbejnë bizneseve për të rritur fokusin se ku duhet të reklamojnë më shumë, dhe ku duhet të kanalizojnë shpenzimet e tyre të marketingut të dedikuara për këtë pjesë./Monitor

Comments

comments

Rreth Kl Ma

Gjej gjithashtu

Kuvendi i Ri i Shqipërisë/ Këta politikanë nuk do jenë më në Parlament?

Parlamentit të 4 viteve të ardhshme do t’i mungojnë disa prej emrave të rëndësishëm të …