Fillimi / Ndërkombëtare / Botë / Skandali i korrupsionit në Brazil, Presidenti Temer sulmon gjyqësorin

Skandali i korrupsionit në Brazil, Presidenti Temer sulmon gjyqësorin

Presidenti i Brazilit Michel Temer ka akuzuar gjyqësorin e vendit të tij, se po përdor akuzat për korrupsion, për t’i shkatërruar reputacionin.
Deklarata e Temer erdhi vetëm disa orë përpara se një gjykatë e Gjykatës së Lartë, të autorizonte një hetim të ri korrupsioni ndaj tij.

Presidenti, si dhjetëra politikanë të tjerë brazilianë, tashmë është i implikuar në operacionin e larjes së makinave, ndonse ai ka mohuar të gjitha akuzat për korrupsion.

Në një deklaratë të lëshuar përpara njoftimit të parashikuar të akuzave të reja, zyra e Temer goditi ata që hetonin korrupsionin e supozuar.

Hetimi më i madh prej të gjithëve, njihet si Operacioni ‘Car Wash’, që ka të bëjë me përfshirjen e ryshfetit në nivelin më të lartë. Ndër personat e përfshirë në hetimin tre-vjeçar, janë edhe dy ish-presidentë.

“Ne kemi arritur pikën ku ata përpiqen të dënojnë njerëzit pa i dëgjuar më parë, pa përfunduar hetimin, pa zbuluar të vërtetën, pa verifikuar ekzistencën e provës reale. Të drejtat individuale janë shkelur çdo ditë, pa reagimin më të vogël”, tha zyra e Temer.

 

Comments

comments

Rreth KL AL

Gjej gjithashtu

Në të njëjtën ditë 32 vite më vone. A kanë lidhje dy tërmetet e fuqishme në Meksikë?

Meksika mezi e mori veten nga pasojat e tërmetit të madh të disa ditëve më …