Fillimi / Breaking News / Tiranë, arrestohen 2 persona, u gjenden mina me telekomandë

Tiranë, arrestohen 2 persona, u gjenden mina me telekomandë

Në përfundim të operacionit të koduar “Explosion”, policia e Tiranës vuri në pranga 2 persona pasi iu gjetën 3 mina të pajisura me telekomandë.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë kontrolleve të ushtruara për kapjen e personave me rrezikshmëri kriminale, të atyre që qarkullojnë me armë apo lëndë eksplozive, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, është finalizuar operacioni policor i koduar “Explosion”.

Në kuadër të këtij operacioni shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.6, në bashkepunim me forcën e posaçme të operacioneve speciale kanë arrestuar shtetasit :

– Jurgen Muho, 24 vjeç, banues në Qesarak Tiranë.

– Eraldo Kataroshi, 19 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale të “Vjedhjes”, “Moskallzimit të krimit” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm është kryer, pasi në sajë të punës së mirëorganizuar hetimore, në rrugën “Teodor Keko”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volksëagen Polo”, i cili drejtohej nga shtetasi Jurgen Muho, shërbimet e policisë kanë konstatuar një çantë brenda të cilës ndodheshin 3 mina të pajisura me telekomandë.

Nga puna e mirëfilltë hetimore ka rezultuar se shtetasi Jurgen Muho, bashkëpunonte me shtetasin Eraldo Kataroshi në lidhje me veprimet që kryente.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– 3 mina të pajisura me aparat të markës celular “Nokia” (me qëllim shpërthimin e tyre ne distancë dhe të pajisura me manjet).

– mjeti tip “Volksëagen Polo”.

Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale ” Mbajtja pa leje e armëve, i bombave apo minave ose lëndëve plasëse në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 278/4 dhe 25 të Kodit Penal.

 

 

Comments

comments

Rreth Kl Ma

Gjej gjithashtu

Drogë në Greqi, arrestohet greku, shpallet në kërkim shqiptari

Një 24-vjeçar grek i arrestuar dhe një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim është bilanci …