Fillimi / Ndërkombëtare / Rajon / Vazhdon debati për ligjin e gjuhëve në Kuvendin e Maqedonisë

Vazhdon debati për ligjin e gjuhëve në Kuvendin e Maqedonisë

Vazhdon në Kuvend debatin për ligjin e gjuhës shqipe. Si zakonisht tashmë, deputetët opozitarë kërkonin replika dhe kundër replika pas çdo fjale, madje duke replikuar edhe mes vete.

Edhe sot, deputetët opozitarë akuzuan shumicën për tendenca për federalizimin e Maqedonisë. Sipas tyre, me këtë ligj LSDM dhe BDI po tentojnë të fshehin dështimet e tyre. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski akuzoi kryetarin e Komunës së Çairit Izet Mexhiti se ka marrë përqindje nga projekti i sheshit Skënderbeu.

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti ka marrë 14% provizion nga sheshi Skënderbeu. 450 mijë euro i ka marrë Izet Mexhiti- akuzoi Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Deputetët e shumicës, konkretisht ata të BDI-së nuk reaguan ndaj deklaratës së Milloshovskit. Ndërkohë mazhoranca akuzuan opozitën për mashtrim të opinionit. Sipas deputetit Pavle Bogoevski, ligji për shqipen nuk cenon Kushtetutën dhe se i njëjti përmbyll Marrëveshjen e Ohrit.

“Ta ndalojmë këtë populizëm të ulët dhe nacionalizëm parazgjedhor, të imponuar në tema të rëndësishme për qytetarët. Kemi probleme në shtetin tonë dhe një pjesë e tyre janë ndëretnike. Është koha e fundit që t’i shmangim ato dhe t’i zgjidhim çështjet kryesore. Po jemi pranë zgjedhjeve, po është shumë e lehtë me narrativin tuaj nacionalist. 27 vite ishin të mjaftueshme. Në zgjedhje ose jo, çështja e gjuhëve do të zgjidhet”- tha Pavle Bogoevski, deputet i pavarur, njofton Alsat-m.

Kuvendi deri në këto momente ende po vazhdon debatin lidhur me ligjin e përdorimit të gjuhëve.

Comments

comments

Rreth Kl Ma

Gjej gjithashtu

Të rinjtë e Kosovës po e braktisin vendin, s’besojnë më as në liberalizimin e vizave

Të rinjtë e Kosovës tashmë nuk shohin perspektivë në vendlindjen e tyre. Ata nuk besojnë …