Fillimi / Sport / “Verratti e përdori Barçën për të rritur pagën e tij”

“Verratti e përdori Barçën për të rritur pagën e tij”

Karriera e shkëlqyeshme e Carlo Ancelottit përfshin trajnimin e ekipeve më të mira në Europë dhe, për rrjedhojë, ka pasur “nën armë” lojtarët më të mirë në botë. Midis tyre, Verratti, të cilin e pati mundësinë ta udhëheqë te PSG. Lidhur me kalimin e lojtarit italian te Barcelona verën e kaluar, çka nuk u materializua, trajneri foli në një intervistë të gjerë në “Le Figaro”, përpara sfidës PSG-Bayern Munich, të së mërkurës.

“Nuk më pëlqejnë ato gjëra, ato lloj sjelljejesh. Gjatë merkatos, shumë lojtarë duan të largohen, por nuk e di nëse duan me të vërtetë të largohen nga klubi, apo të përmirësojnë kontratën e tyre”, – tha Ancelotti për të përditshmen franceze. Por, intervistuesi nuk ishte i kënaqur me përgjigjen e hapur, të dhënë nga trajneri i Bayernit dhe theksoi: “Edhe Verratti? Po, donte të përmirësonte kontratën e tij, e njoh atë”, – tha Ancelotti duke qeshur, në prag të kthimit të tij në “Parque de los Príncipes”.

Comments

comments

Rreth Kl Ma

Gjej gjithashtu

Casillas në Premierligë

Iker Casillas gjatë janarit pritet të transferohet në Premierligë. E ardhmja e portierit spanjoll, Iker …