Fillimi / Aktualitet / VIDEO/ Salianji përplas grushtin në foltoren e Kuvendit, socialistët shpërthejnë në të qeshura (Rama e tall edhe më keq)

VIDEO/ Salianji përplas grushtin në foltoren e Kuvendit, socialistët shpërthejnë në të qeshura (Rama e tall edhe më keq)

Në 20 orët e seancës parlamentare për programin e qeverisë, ka qenë rasti të shohim dhe dëgjojmë prurjet e reja në parlament.

Një prej tyre, Ervin Salianji ra në sy një moment në parlament, kur duke folur për prindërit që nuk blejnë librat e fëmijëve të tyre, i ra me grusht foltores së kuvendit.

Një teknikë, me të cilën deputeti i ri i PD-së deshi t’i dëgjohet zëri, të bëhet më bindës dhe pse jo, ta “trondisë” njëherë mazhorancën.

Por efekti ka qenë krejt i kundërt.

Në parlament u dëgjuan të qeshurat e socialistëve.

Ndërsa Rama nuk e mbajti dot veten, duke thënë se fjalimi i Salianjit i kujtoi atë të Violeta Manushit.

Fjala e deputetit Ervin Salianji në Parlament

Posted by Partia Demokratike e Shqipërisë on martes, 12 de septiembre de 2017

Comments

comments

Rreth KL AL

Gjej gjithashtu

185 punonjësit e ‘Vettingut’ dhe superpagat e tyre

Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Eduard Halimi ka paraqitur në komision sot relacionin për strukturat …