Fillimi / Aktualitet / Politikë / Ceremonia për Azem Hajdarin në Tropojë, të pranishëm edhe kundërshatrët e Bashës

Ceremonia për Azem Hajdarin në Tropojë, të pranishëm edhe kundërshatrët e Bashës

Përurimi i shtatores së Azem Hajdarit në Tropojë shërbeu edhe për një bashkim brenda Partisë Demokratike. Në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Tropojës ishin ftuar dhe morën pjesë edhe kritikët e Lulzim Bashës brenda PD, Besnik Mustafaj, Astrit Patozi, Ridvan Bode dhe Arben Imami. Por nuk kanë pasur takim me Bashën.

Përmes një postimi në “Facebook”, Patozi ka përshkruar rikthimin e tij në Tropojë për Azem Hajdarin.

“Në Tropojë kisha qenë për herë të fundit në verën e 1997-s. Ishte fushatë dhe mbaj mend që isha në autokolonë vetëm një makinë pas Azem Hajdarit. Ka qenë udhëtim i vështirë dhe plot tension, në sintoni me kohën e vështirë që kalonte Shqipëria. Pak më shumë se 20 vjet më vonë, sot e pashë sërish Azemin në qendër të Bajram Currit, të derdhur në bronz. Shumë ujëra kanë rrjedhur që atëherë, rruga është e qetë dhe pa të papritura, por jeta nuk është asnjëherë e lehtë dhe paqja nuk vjen vetëm atëherë kur nuk ka luftë”, shkruan Patozi.

Ish-deputeti demokrat bën edhe një ftesë për çdo njeri që ka guxim dhe beson te betejat që ka nisur.

“Nderimi i vërtetë për Azem Hajdarin shkon përtej asaj shtatoreje, e cila prej sot do të zbukurojë sheshin e vendlindjes së tij. Ai është në fakt një ftesë për kurajë dhe guxim për çdo njeri të lirë, që bën betejë për vlerat që beson”, përfundon Patozi.

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

Privilegjet, 43 deputetët që futën mallra pa doganë

Të gjithë janë të barabartë para ligjit, por disa janë më të barabartë. Dyzetetre deputetë …