Fillimi / Aktualitet / Politikë / Çështja Tahiri, pas SHBA-ve Basha braktiset edhe nga partitë e djathta europiane

Çështja Tahiri, pas SHBA-ve Basha braktiset edhe nga partitë e djathta europiane

Dy ditë pasi ambasadori amerikan, Donald Lu dhe zëvendës asistent Sekretari i Shtetit për rajonin, Hoyt Brian Yee kërkuan që të mos bëhet një gjyq politik për Tahirin, për Lulzim Bashën vjen edhe një “shuplakë” e re nga europianët.

Partitë e djathta europiane, të cilat janë natyrshëm aleate me Partinë Demokratike, publikuan një deklaratë ku më shumë se fjalët, bie në sy fakti se shumë forca të djathta europiane janë distancuar nga simotra e tyre shqiptare.

Në deklaratën e bashkangjitur, përtej mbështetjes për vazhdimin e hetimeve dhe pozicionin e mbajtur në këto ditë nga PD, nënvizohet me gërma kapitale se “ajo përfaqëson vetëm qëndrimin e disa individëve ose forcave politike, por nuk përfaqëson qëndrimin e të gjithë grupit të Partive të Djathta Europiane.“

Ky është një akt i paprecedent i një grupimi të madh politik, i cili pavarësisht deklaratave të PD, nuk arrin të mbështesë dot me një deklaratë unike qëndrimin e Bashës.

Deklarata në fjalë duket se është sponsorizuar nga një numër përfaqësuesish partiakë apo eurodeputetësh, me të cilët lideri i PD ka marrëdhënie personale, por nuk mbështetet nga PPE.

Ditën e mërkurë, i pyetur për çështjen Tahiri reagoi edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili theksoi se “Tahiri nuk mund të dënohet si në komunizëm”.

Ndërkohë, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, zv/sekretari i Shtetit për Rajonin, Yee tha se: “Jemi shumë të kënaqur me përparimin që Shqipria ka arritur dhe jemi të kënaqur që Shtetet e Bashkuara kanë pasur mundësinë të kontribuojnë në reformat, përfshirë këtu edhe reforma në drejtësi”./LEXO.AL

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

Privilegjet, 43 deputetët që futën mallra pa doganë

Të gjithë janë të barabartë para ligjit, por disa janë më të barabartë. Dyzetetre deputetë …