Fillimi / Kryesore / “Der Standard” jep alarmin: Serbia dhe Shqipëria po luajnë me kufijtë në Ballkan

“Der Standard” jep alarmin: Serbia dhe Shqipëria po luajnë me kufijtë në Ballkan

Gazeta austriake shkruan se presidenti serb Aleksandar Vuçic dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po luajnë rolin e prijësve të serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan.

Kur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi propozon që bashkëvendësit e tij të marrin shtetësine e Republikës së Shqipërisë, kjo s’ka të bëjë vetëm me “lirinë e lëvizjes, por edhe me popullaritetin”, shkruan gazeta austriake “Der Standard”.

Loja me shtetësi në Ballkan po ecën paralelisht me zhvendosjen mentale të kufijve. Ndërkohë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka zbuluar këtë formë të «politikës fqinjësore».

“Ai nuk po përzihet vetëm në politikën e partive shqiptare në Maqedoni, por i ka emëruar edhe katër shtetas të Kosovës zëvendësministra. Ai po ashtu ka paralajmëruar se do të liberalizojë regjimin kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës”, nënvizon e përditshmja vjeneze.

Sipas “Der Standard” marrëveshja e pritshme mes Kosovës dhe Serbisë mund të çojë në njohjen indirekte të shtetësisë kosovare nga Beogradi, por njëkohësisht kufiri verior i Kosovës me Serbinë mund të bëhet edhe më lehtë i depërtueshëm për serbët, të cilët përbëjnë shumicën në veri të Kosovës.

Dhe kjo mund të bëhet sipas modelit të kufirit mes Kosovës jugore dhe Shqipërisë, paralajmëron gazeta. Kështu do të potencohej përkatësia etnike dhe assesi integriteti territorial i shteteve.

“Der Standard” thekson se këto zhvillime u shkojnë për shtati para së gjithash dy politikanëve: presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri të Shqipërisë Edi Rama, të cilët po sillen si prijës të serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan me qëllim të «pajtimit historik», siç thotë Vuçiq.

“Të gjithë përfaqësuesit e BE-së lavdërojnë faktin se ata dy kanë shkëmbyer vizita. Pra, Perëndimi është duke luajtur në këtë teatër. Kjo është e çuditshme, sepse marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë kurrë nuk kanë qenë problematike”.

“Der Standard” shkruan se ka kosovarë që u acarohen nervat mbi përzierjen e Shqipërisë. Lideri i opozitës Albin Kurti tha së fundi se nuk e kupton llaazanërinë mbi “pajtimin historik”.

Deputeti i LDK-së Lumir Abdixhiku shtoi se as Rama, as Shqipëria nuk kanë të drejtë të flasin mbi pajtimin mes serbëve dhe shqiptarëve. Sipas tij Kosova është shtet i pavarur dhe çështjen e pajtimit duhet ta kryejë vetë.

Njëkohësisht Vuçiqi po e mbështet nismën nacionaliste mbi sigurimin e mbijetesës së identitetit kulturor serb në ish-Jugosllavi. Përevç kësaj kriminelët e luftës si gjeneralët Vladimir Llazareviq dhe Nebojsha Pavkoviq janë lejuar të ligjërojnë në Akademinë Ushtarake në Beograd.

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

Kujdes! Nga 10 nëntori ndryshon 500 lekëshi, ja se si do të jetë

Banka e Shqipërisë njofton publikun se duke filluar nga data 10 nëntor 2017 do të …