Fillimi / Breaking News / Dhunë në familje vetëm për lekë

Dhunë në familje vetëm për lekë

Një 39 vjeçar ka rënë në pranga të policisë pasi ka ushtruar dhunë në familje.
Policia e Tiranës njofton se ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ku një person pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes i ka marrë me forcë kësaj të fundit edhe një shumë lekësh.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.3, pranë D.V.P. Tiranë arrestuan shtetasin

– Vath Uku, 39 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për dhunë në familje).

Sipas policise ky shtetas në rrugën “Dritan Hoxha”, për motive xhelozie, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten, shtetasen E. U., 34 vjeçe dhe nën kërcënimin e një thike i ka marrë shumën prej 3000 lekë të reja.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një thikë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” , “Vjedhje ” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 130/a, 134 dhe 279 të Kodit Penal.

Comments

comments

Rreth Kl Ma

Gjej gjithashtu

Drogë në Greqi, arrestohet greku, shpallet në kërkim shqiptari

Një 24-vjeçar grek i arrestuar dhe një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim është bilanci …