Fillimi / Aktualitet / Kronikë / Dosja Habilaj, si pushuan hetimet për të “shumëkërkuarin” në kohën e Berishës

Dosja Habilaj, si pushuan hetimet për të “shumëkërkuarin” në kohën e Berishës

Arrestimi i Moisi Habilajt në Itali ka shkaktuar debate të shumta politike. Edhe pse kanë kaluar pesë vjet, mbetet ende i pashpjeguar lirimi i një prej anëtarëve të kësaj familje, Artan Habilajt, në 25 janar 2012.

Në këtë datë, ky individ i sulmuar në shumë deklarata të PD së fundmi, u ndalua në Portin e Durrësit, pasi kishte me vete 86 500 eurosh të padeklaruara. Prokuroria nisi atëherë një hetim, pasi origjina e këtyre parave nuk ishte e qartë.

Hetimet nuk sollën asnjë rezultat dhe ndaj biznesmenit nuk u ngrit asnjëherë asnjë akuzë. E gjithë kjo ndodhi në kohën kur vendin e qeveriste Sali Berisha, njeriu që sot është shndërruar në tribunin e akuzave ndaj këtyre personave, por atëhere nuk tha asgjë.

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

Sekuestrohen mijëra euro pasuri, 22 vjeçari vlonjat i kishte përfituar në mënyrë të paligjshme

Policia e Vlorës ka sekuestruar vlera monetare prej 44.900 Euro dhe 9900 USD, të cilat …