Fillimi / Sport / Duel goleadorësh në “Bernabeu”, Herri Kejn sfidon Kristiano Ronaldon

Duel goleadorësh në “Bernabeu”, Herri Kejn sfidon Kristiano Ronaldon

Kur thua Kristiano Ronaldo, nuk ka nevojë për shumë prezantime, sepse emri i fantazistit tashmë është bërë sinonim i futbollistit më të mirë në botë (duel që e ndan me Lionel Mesin e Barcelonës), goleador, asistmen, lider i padiskutueshëm i Realit të Madridit dhe Kombëtares së Portugalisë.

Por, ndërkohë, edhe Herri Kejn nuk është një emër që mund të nënvlerësohet. Madje, për gjigantin e Totenhemit, ashtu si për Ronaldon, vlen etiketa e liderit dhe e goleadorit për skuadrën dhe kombëtaren angleze dhe mbi të gjitha, çdo vit që kalon, shifrat e tij bëhen edhe më të frikshme.

Jo më kot, Reali i Madridit ka hedhur sytë nga ai për sezonin e ardhshëm, duke ofruar edhe një shifër të frikshme prej 150 milionë eurosh. Natyrisht që duke parë se si po avancon merkato e futbollistëve, këto shifra, aq më tepër për një goleador si Kejn, mund të duhen normale.

Të paktën duke u nisur nga shifrat e vitit diellor 2017, Herri Kejn mund edhe Kristiano Ronaldon. Edhe pse shifrat janë të njëjta, 43 gola për secilin, bomberi anglez i ka shënuar ato në më pak ndeshje se portugezi, respektivisht në 38 dhe 46 prezenca.

Kjo do të thotë se Kejn prezantohet në “Santiago Bernabeu” me një mesatare prej 1.13 golash për ndeshje, ndërsa luzitani me 0.93 gola për ndeshje, edhe pse Kristiano Ronaldo vuajti sivjet një start të vështirë, duke marrë parasysh edhe 5 ndeshjet pezullim që mori në kampionat.

Gjithsesi, e sigurt është se sot në mbrëmje, mes Realit dhe Totenhemit, do të jetë një spektakël i vërtetë, nën firmën e dy goleadorëve të mëdhenj.

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

Casillas në Premierligë

Iker Casillas gjatë janarit pritet të transferohet në Premierligë. E ardhmja e portierit spanjoll, Iker …