Fillimi / Kryesore / EKSLUZIVE/ Deputetët shohin pornografi gjatë seancave parlamentare

EKSLUZIVE/ Deputetët shohin pornografi gjatë seancave parlamentare

Argëtimi i disa deputetëve, gjatë seancave plenare maratonë, duke hapur faqe me përmbajtje jo etike në ekranin e telefonave të tyre, ka qenë për herë të parë objekt diskutimi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, në datën 4 tetor. Diskutimi është zbardhur nga Shqiptarja.com.

Fillimisht, deputetët që kanë hapur faqe erotike në sallën e parlamentit, janë ankuar tek organet e Kuvendit të Shqipërisë, për shkak se mediat, të vendosura mbi sallën e Parlamentit, pas kurrizit të ligjvënësve, kanë pasqyruar interesin e tyre për video apo foto me përmbajtje jo etike. Madje, disa prej ligjvënëse janë përplasur me stafin e Kuvendit për këtë çështje.

Ndërkaq, gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, u ka kërkuar kryetarëve të grupeve parlamentare të Partisë Socialiste Taulant Balla, Partisë Demokratike Edmond Spaho dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, që ta diskutojnë këtë shqetësim me deputetët që hapin faqe në internet me përmbajtje jo etike.

“Është ngritur një shqetësim lidhur me sjelljen e deputetëve në sallën e Kuvendit dhe raporti me medien. Meqenëse ne i kemi të gjitha kamerat lart, shumë deputetë gjatë seancave hapin internetin në faqe nga më të ndryshmet dhe ndonjëherë jo etike dhe pastaj dalin në media.

Ky është një problem i madh shqetësues, sepse ka raste që edhe deputetët acarohen me stafin e Kuvendit, ndërkohë që stafi i Kuvendit, qoftë edhe ata që mbulojnë medien nuk mund të mbajnë përgjegjësi për veprimet tona si deputetë, që hapim, lexojmë dhe medie nga lart pastaj i nxjerr.

E them këtë që ju kryetarët e grupeve parlamentare është mirë, është pjesë e etikës në fakt dhe Rregullorja e Kuvendit e ka që nuk përdoren celularët, por… Ata janë ankuar, z. Vasili… Ekzakt, por ata nuk mund të ankohen për stafin e Kuvendit, nëse i stafi i Kuvendit nuk arrin dot të menaxhojë mediet lart”, është shprehur deputetja Hysi.

Ndalimi i telefonave

Shqetësimi për deputetët që hapin faqe me përmbajtje jo etike, gjatë seancave plenare, u ngrit gjatë diskutimeve për projektvendimin për Kodin e Sjelljes së Deputetëve.

Shqiptarja.com sjellë në vëmendje se neni 11 i Kodit të Sjelljes parashikon edhe ndalimin e përdorimit të telefonit nga deputeti gjatë seancave plenare dhe mbledhjeve të tjera të organeve të Kuvendit, duke përfshirë komisionet parlamentare, komisionet hetimore, komisionet e posaçme, Konferencën e Kryetarëve, Këshillin për Legjislacionin, Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit etj.

Gjithashtu, gjatë zhvillimit të punimeve të Kuvendit në komisione dhe seancë plenare, deputeti duhet të paraqitet me veshje zyrtare. Legjislacioni në fuqi pothuajse nuk parashikon asgjë për etikën e sjelljes së deputetëve.

Rregullorja e Kuvendit ka vetëm disa rreshta për këtë çështje, ku në nenin 62, parashikon që deputetët nuk duhet të përdorin gjuhë ofenduese dhe joparlamentare në Kuvend, të përhapin informacione që cenojnë jetën private të cilitdo, të sillen në mënyrë të padenjë ose të shkaktojnë rrëmujë në mjediset e Kuvendit.

Faqet erotike

Argëtimi i disa deputetëve, gjatë seancave plenare maratonë, duke hapur faqe me përmbajtje jo etike në ekranin e telefonave të tyre, ka qenë për herë të parë objekt diskutimi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve Shqetësimi Deputetja e Vasilika Hysi, u ka kërkuar kryetarëve të grupeve parlamentare që ta diskutojnë këtë shqetësim me deputetët që hapin faqe në internet me përmbajtje jo etike.

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

Kujdes! Nga 10 nëntori ndryshon 500 lekëshi, ja se si do të jetë

Banka e Shqipërisë njofton publikun se duke filluar nga data 10 nëntor 2017 do të …