Fillimi / Kryesore / Faktet/ Çështja Tahiri, ja përse Prokuroria nuk kërkon të vërtetën, por një arrestim politik

Faktet/ Çështja Tahiri, ja përse Prokuroria nuk kërkon të vërtetën, por një arrestim politik

Aktualisht, Sajmir Tahiri është zhveshur nga çdo funksion politik, i është kufizuar lëvizja, i është imponuar paraqitja periodike në Policinë Gjyqësore, i është kontrolluar shtëpia, pasuria, është vendosur nën përgjim… por për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kjo përsëri nuk mjafton.

Këmbëngulja e këtij institucioni për të vendosur mbi ish-ministrin të gjithë masat shtrënguese e parashikuara nga ligji, me përjashtim të njërës, atë të mbylljes në një institucion psiqiatik, tregon qartë se Prokuroria është më shumë e interesuar për aspektin politik, se sa për të zbardhur të vërtetën.

Konkretisht, që prej vitit 2012, është hequr çdo mbrojtje imuniteti për hetimet ndaj deputetëve dhe kjo ka lejuar Prokurorinë që të nisë dhe të vazhdojë hetimet, pa pasur nevojën e lejes nga Parlamenti.

Ajo që Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke kërkuar në Parlament, është leja për arrestimin e Sajmir Tahirit dhe jo leja për ta hetuar.

Përballë provave të jovendimtare të paraqitura deri tani nga organi i akuzës, bazuar në nenin 232 të Kodit të Procedurave, përfaqësia e PS në Komisionin e Mandateve ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të vendosur katër masa shtrënguese ndaj Sajmir Tahirit.

Atij i është ndaluar lëvizja jashtë shtetit, si dhe është aprovuar kërkesa për të hetuar pasurinë e tij, për të ngrirë pasurinë, për t’i kontrolluar banesën, për ta vendosur nën përgjim, për të kufizuar rrezen e levizjes dhe për t’a detyruar që të paraqitet në mënyrë periodike në Policinë Gjyqësore.

E vetmja masë që nuk është pranuar, për momentin është arrestimi i Tahirit. Ajo që PS ka kërkuar, për të aprovuar këtë masë, janë prova të mëtejshme që ngrenë një dyshim të besueshëm që ish-ministri mund të ketë kryer ato për të cilat akuzohet.

Ndërkohë, Tahiri është zhveshur nga çdo funksion politik. Megjithatë, Prokuroria, në vend që të vazhdojë hetimet për të servirur provat e kërkuara, këmbëngul me çdo kusht në arrestimin e Tahirit, ndonëse ai si person publik, i vendosur nën përgjim dhe me liri të kufizuar lëvizje, e ka të pamundur as të largohet nga vendi dhe as të dëmtojë provat.

Mbi bazën e provave aktuale të mbledhura, këmbëngulja e këtij institucioni për të vënë në pranga ish-Ministrin e Brendshëm, shënon një precedent të rrezikshëm, duke i hapur rrugën një arrestimi politik, që mund të shndërrohet në pikëmbështetje për arrestime të tjera pa prova në të ardhmen./Lexo.al

Comments

comments

Rreth dnal

Gjej gjithashtu

“Der Standard” jep alarmin: Serbia dhe Shqipëria po luajnë me kufijtë në Ballkan

Gazeta austriake shkruan se presidenti serb Aleksandar Vuçic dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po …