Fillimi / Aktualitet / Fatmir Xhafaj flet për dosjen “Habilaj”: S’është çështje që i përket policisë, por drejtësisë italiane. Prisni reagim të fortë nga policia…

Fatmir Xhafaj flet për dosjen “Habilaj”: S’është çështje që i përket policisë, por drejtësisë italiane. Prisni reagim të fortë nga policia…

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është pyetur sot në lidhje me përgjimet e palës italiane dhe përmendjen e Saimir Tahirit në bisedat mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt.

Duke mos komentuar gjatë, Xhafaj tha se dosja në fjalë nuk është një çështje që i përket policisë.

Dosja Habilaj nuk i takon policisë, por drejtësisë italiane. Do të pres përfundimin e hetimit nga drejtësia italiane”, tha Xhafaj sot.

Ministri Xhafaj: Është iniciuar dhe vazhdohet nga drejtësia italiane.

Se pjesa tjetër, nuk besoj se bëj pjesë tek ata njerëzit që kam qejf të flasë pafund dhe për asgjë.

Në këtë rast kur flet drejtësia këto janë çështje që i përkasin drejtësisë, nuk ka pse flet Ministria dhe ministri.

Pyetje: Në strukturat e identifikuara, ka të bëjë me kanabizimin e vendit…

Ministri Xhafaj: Kam një vit që merrem me këtë çështje dhe siç e keni parë. Unë kam vetëm një muaj, por unë ju vlerësoj shumë ju për pritshmëritë e larta që keni ndaj meje me një muaj kërkoni aq shumë. Prisni, duroni dhe do shikoni!

Kjo deklaratë e shkurtër erdhi pas Konferencës Kombëtare Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

Më herët ministri i Brendshëm kërkoi që politikanët të flasin më pak për krimin dhe t’ia lënë fjalën atyre që përballen çdo ditë me të.

Comments

comments

Rreth Redaksia

Gjej gjithashtu

Lufta kundër kancerit, ambasada e SHBA:Burrat mbështesin rozën

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përzgjedhur si “foto dite’ për sot një moment, që …